Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” – Edicioni i 12-të/ Sot Finalja e Elbasanit

0
237

Vazhdon me sukses dhe angazhim maksimal nga Automobile Club Albania Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”. Do të zhvillohet sot Finalja e Elbasanit.

Një konkurs dedikuar fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Falë stafit të profesionistëve të ACA-s, fëmijët argëtohen dhe edukohen me mënyrat më të sigurta të lëvizjes me biçikletë. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Faleminderit Sponsorëve tanë: Union Bank Albania dhe Unionnet Wester Union.

Gjithashtu, falënderojmë edhe institucionet partenere në këtë Konkurs: Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Brendshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here