Klubi i Automobilit të Holandës publikon shifrat e fundit, 4.6 milionë anëtarë

0
600

Në janar 2020, Klubi i Automobilit të Holandës (ANWB), bëri publike të dhënat e fundit që tregojnë rritjen e anëtarësimeve. Në 1 janar 2020, ANWB kishte 4.677.000 anëtarë, numri më i madh në historinë e klubit. Gjatë 2019-ës, Klubi i Automobilit të Holandës ka fituar 120.000 anëtarë të rinj, ku përfshihen 33.000 anëtarë për asistencën rrugore, 41.000 që kanë një anëtarësim të rregullt dhe 47.000 partnerë ose anëtarësime të rinjsh.

ANWB ka bërë të ditur se një nga arsyet që ndikuan në këtë rezultat ishte vendimi për futjen e pagesave mujore në shtator të vitit të kaluar. Më parë, anëtarët mund ta paguanin tarifën e tyre të anëtarësimit vetëm një herë në vit. Një tjetër arsye e mundshme që ka ndikuar në rritjen e anëtarësimeve të ANWB-së, është edhe biznesi i tyre i sigurimeve, një zhvillim thelbësor për Klubin pasi ata synojnë të mbeten të rëndësishëm në të ardhmen, jo vetëm për asistencën në rrugë, por edhe për bizneset e tjera.

Automobile Club Albania që është anëtare e FIA-s dhe simotra e ANWB-së dhe të gjitha klubeve të tjera nëpër botë, ofron shërbimin e asistencës rrugore në Shqipëri. Të gjithë të interesuarit për t’u anëtarësuar në Klubin e Automobilit të Shqipërisë, mund të na gjejnë lehtësisht në zyrat tona në adresën, Rruga “Ismail Qemali”, Nr.32/1, 1019, Tiranë.

Më poshtë lokacioni në hartë:

https://ëëë.google.com/maps/place/Automobile+Club+Albania/@41.3207604,19.8131865,17z/data=!3m1!4b1!4m5!3m4!1s0x135031025487435b:0x4e70bfa64caeebdf!8m2!3d41.3207604!4d19.8153752

Gjithashtu, mund të na vizitoni në kanalet tona të komunikimit, “aca.al”, “revista-autoclub.al”, “Automobile Club Albania – ACA” në Facebook, “aca_club” në Instagram, “Auto Club Albania” në Twitter dhe “Automobile Club Albania” në YouTube.

Me ne nuk udhëtoni asnjëherë vetëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here