Kampionati Go-Kart 2019/ Zbardhet kalendari i garave

0
1464

Klubi i Automobilit të Shqipërisë që organizon për të dytin vit me radhë Kampionatin Kombëtar Go-Kart, ka përcaktuar edhe datat e katër garave të mbetura për këtë edicion. Ashtu si një vit më parë, zhvillohen gjashtë gara. Për këtë vit, dy gara janë organizuar në qershor.

Pas periudhës së verës dhe garës “Hill Climb Trofeu Skënderbej 2019”, tashmë e gjithë vëmendja është te garat e Kampionatit Go-Kart.

Një garë është e ndarë në dy ditë, të shtunën janë kualifikueset dhe më pas të dielën zhvillohet gara.

-Gara e 3-të do të jetë më 28-29 Shtator 2019.

-Gara e 4-t do të jetë më 5-6 Tetor 2019.

-Gara e 5-të më 12-13 Tetor 2019.

-Gara e 6-të më 26-27 Tetor 2019.

Ceremonia e dhënies së çmimeve është përcaktuar të mbahet më 8 Nëntor 2019.

Gjatë ditëve të shtuna, kualifikueset do të nisin në orën 16:00, ndërsa gara të dielave do të nisë në orën 10:00. Regjistrimet do të jenë të hapura 90 minuta përpara nisjes së garave.

Në Kampionatin Kombëtar Go-Kart 2019 mund të regjistrohen të gjithë të apasionuarit pas garave dhe shpejtësisë dhe jo vetëm ata pilotë që kanë marrë pjesë në dy garat e para.

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e një kompeticioni tërheqës dhe shumë emocionues, mund të regjistrohet në linkun më poshtë:

RREGJISTROHU KETU PER TE MARRE PJESE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here