Kamera spiune për ata që përdorin telefonin kur janë në timon

0
940

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve rrugore gjatë viteve të fundit. Disa ditë më parë, gjatë një tryeze për Sigurinë Rrugore që u organizua nga Ministria e Brendshme, u propozuan ndryshime në Kodin Rrugor duke shtuar gjobat për shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe veçanërisht për ata që përdorin celularin kur janë në timon. 2020-ta është shpallur edhe si viti i Sigurisë Rrugor në Shqipëri, ndërsa përdorimi i telefonit nga drejtuesit e automjeteve në vendin tonë është një shqetësim shumë i madh.

Sigurisht, është një problem global, ndërsa kanë nisur të merren masat për të reduktuar sa më shumë këtë fenomen, që do të përkthehet më pas në ulje të aksidenteve rrugore. Dhe provat kanë nisur fillimisht në Melburn në Australi. Për të monitoruar një rrugë me kufizim shpejtësie 80 km/h, është instaluar një kamera e prodhuar nga kompania OneTask në Sidnej. Në më pak se nëntë orë vëzhgimi, u kapën 1087 drejtues automjetesh duke përdorur telefonin ndërsa ishin në timon. Tregues shqetësues. Statistikat tregojnë se shpërqendrimi duke përdorur celularin në makinë, shkakton gjithnjë e më shumë aksidente. Shqetësimi shtohet edhe më shumë kur krahason 1.087 shkelësit e rregullave me vetëm 94 gjobat e vendosura nga policia lokale në një ditë në të gjithë shtetin. Me MobiCam mjaftojnë 48 minuta për të arritur të njëjtin rezultat.

Pas më shumë se tre viteve pune dhe me kontributin e inteligjencës artificiale, kamerat OneTask tani janë në gjendje të garantojnë imazhe të qarta në të gjitha kushtet e motit dhe dritës, madje edhe në errësirë. Gjithashtu, janë në gjendje që të kapin edhe automjete që ecin edhe me 180 km/h. Të dhënat e mbledhura në zona të tjera kanë bindur shumë zyrtarë që të vazhdojnë testimin. Guvernatori i Galles, Gladys Berejiklian, që nga Dhjetori 2019 ka ndërmarrë veprime me qëllim reduktimin me 1/3 në dy vite të aksidenteve rrugore dhe të ndryshojë gjithashtu mentalitetin e drejtuesve të automjeteve. Gjatë tre muajve të parë ka një paralajmërim nga autoritetet dhe më pas procedohet me gjobat dhe zbritjen e pikëve nga patenta.

Edhe nëse imazhet e zgjedhura nga algoritmet do të verifikohen nga policë të autorizuar, dikush ngre dyshimin se norma e prezantuar ka me vete edhe rrezikun e gjenerimit të një numri të lartë ankesash. Është një problem shumë shqetësues, ndërsa një kompani amerikane duke përpunuar të dhëna reale, ka zbuluar se gjysma e atyre që drejtojnë automjetin, përdorin edhe celularin. Problemi është global dhe ligjet në çdo shtet nuk janë gjithnjë të përshtatshme. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë janë duke u testuar MobiCam dhe njëkohësisht po punohet me ligjin për të ndëshkuar çdo lloj ndërveprimi me telefonin, ndërsa deri tani konsiderohej e paligjshme të flisje apo të dërgoje mesazhe. Gjithashtu, OneTask ofrohet që të bëjë prova edhe në Itali. Më pas, një ndryshim në Kod dhe një aprovim specifik do të jetë i mjaftueshëm.

Përdorimi i telefonit nga drejtuesit e mjeteve është një problem shumë shqetësues edhe në Shqipëri. Klubi i Automobilit të Shqipërisë zhvillon gjithmonë fushata sensibilizuese duke ndjekur axhendën e FIA-s, e cila e ka renditur Sigurinë Rrugore si një prej çështjeve të saj më të rëndësishme me synim uljen e vdekshmërisë nga aksidentet nëpër botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here