Jean Todt videomesazh për klubet anëtare: Të ndërtojmë “një qasje të re” për të ardhmen

0
559

Presidenti i FIA-s, Jean Todt i është drejtuar me një videomesazh të gjitha klubeve anëtare dhe presidentëve të tyre në lidhje me këtë situatë shumë të vështirë që po kalon bota si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu, kjo situatë ka përfshirë të gjithë komunitetin e FIA-s. Një mesazh për anëtarët ka edhe Presidenti i Komisionit Mjekësor të FIA-s, Profesor Gérard Saillant.

Todt ka shprehur angazhimin maksimal për të mbështetur klubet anëtare dhe aktivitetet e FIA-s sa më shumë që të jetë e mundur. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ka bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar gjatë kësaj situate të vështirë.

Mund të ndiqni videomesazhin e Todt dhe Saillant, që është i shoqëruar me titra në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here