Java e Sigurisë Rrugore 2021/ Bëhuni pjesë e fushatës globale #Love30

0
937

Në datat 17-23 Maj 2021 është Java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Çdo 24 sekonda, një person humbet jetën në një aksident rrugor. Nëse kërkoni rrugë të sigurta për jetën, bashkohuni me fushatën globale për të kërkuar kufizim të shpejtësisë në 30 km/h në të gjithë botën, në rrugët ku njerëzit ecin, jetojnë dhe luajnë. Në vitin 2022, liderët botërorë do të mblidhen në një takim të nivelit të lartë për sigurinë rrugore. Së bashku ne do të sjellim një mesazh të unifikuar për të kërkuar rrugë të sigurta për jetën.

Më poshtë letra e hapur me rastin e Javës Globale të Sigurisë Rrugore.

“Rrugë për jetën, për njerëzit dhe për planetin.

Në rrugët tona, në të gjithë botën, ku ne ecim, luajmë dhe jetojmë, ne bëjmë thirrje për uljen e shpejtësisë. Rrugët me shpejtësi të ulët dhe të jetueshme janë thelbësore dhe emergjente.

Emergjente sepse shpejtësia e ulët shpëton jetë.

Emergjente për shëndetin publik, duke e bërë ecjen dhe lëvizjen me biçikletë më të sigurt dhe më të arritshme, duke mundësuar dhe inkurajuar një jetesë të shëndetshme. Rrugët e jetueshme mund të jenë më të rëndësishme se asnjëherë.

Emergjente për Qëllimet Globale dhe për klimën tonë, si një çelës që mundëson një cikël të udhëtimit aktiv me zero karbon, duke u zhvendosur nga varësia e makinës, duke bërë të mundur të lulëzojë transporti publik, ajër më i pastër dhe emetimet më të ulëta të CO2.

Emergjente për barazi shoqërore dhe racore, pasi janë komunitetet me të ardhura më të ulëta dhe pakicat që janë më të ekspozuara ndaj shpejtësisë së lartë dhe rrezikut rrugor apo rrezikut mjedisor. Emergjente për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, për të moshuarit.

Emergjente për fëmijët dhe të rinjtë tanë dhe jetike për mirëqenien e tyre. Ata janë më të rrezikuar në rrugët ku jetojnë, luajnë dhe shkojnë në shkollë. Çdo ditë, 3000 fëmijë dhe të rinj humbasin jetën ose lëndohen rëndë në rrugët e botës. Një fëmijë i aksidentuar nga një makinë që lëviz me 30 km/h, mund të mbijetojë. Ata që goditen nga makina që lëvizin me shpejtësi 80 km/h, shumica do të vdesin. Shpejtësia vret.

Deklarata e Stokholmit 2020, e miratuar nga qeveritë në të gjithë botën, kërkon një përqendrim për rrugë të jetueshme dhe një shpejtësi maksimale prej 30 km/h në qendrat e banuara. Angazhimi ndaj kësaj qasjeje duhet të jetë në krye të Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore për të arritur Qëllimet Globale.

Tani është koha për t’iu bashkuar kësaj për veprim duke zvogëluar, dizajnuar dhe zbatuar shpejtësitë e ulta që janë të sigurta për të gjithë, kudo, duke i dhënë përparësi rrugëve me shpejtësi të ulët në të gjitha zonat e banuara dhe pranë shkollave.

Rrugë për shëndetin. Rrugë për klimën. Rrugë për njerëzit. Ne duhet të veprojmë së bashku për të krijuar #RrugëPërJetën”.

Kushdo që është i interesuar, mund ti bashkohet fushatës globale duke nënshkruar:

https://www.unroadsafetyweek.org/en/home

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here