Interesim i madh nga media, Presidenti i FIA-s, Jean Todt në një intervistë për RTSH

0
639

Vizita 2-ditore e Presidentit të FIA-s, z.Jean Todt, i cili mori pjesë në dy evente shumë të rëndësishme ndërkombëtare që u zhvilluan për herë të parë në Shqipëri, FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony, tërhoqi vëmendjen e mediave në vendin tonë. Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit që ishte në Shqipëri për herë të dytë pas 2012-ës, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së televizioneve shqiptare për intervistë. RTSH është televizioni që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të Formula 1 në vendin tonë dhe ka ndjekur nga afër dy eventet që u zhvilluan në Tiranë. Todt foli në një intervistë për gazetarin e televizionit publik shqiptar, Altin Kodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here