Histori suksesi dhe frymëzim, FIA hap dyert e motor sportit për femrat

0
902

“FIM Women” në Komisionin e Motoçiklizmit, në bashkëpunim me FIA Women, bashkuan forcat javën e kaluar për konferencën e parë të mbajtur ndonjëherë për femrat në motor sport. Konferenca e zhvilluar në Vierumaki në Finlandë, mblodhi së bashku më shumë se 100 përfaqësues nga 25 shtete nga të gjitha kontinentet dhe synonte që të ofrojë një pamje më të gjerë të asaj se çfarë mund të bëjë një femër në motor sport në ditët e sotme.

Eventi historik u hap nga drejtoresha e “FIM Women” në Komisionin e Motoçiklizmit, Nita Korhonen dhe më shumë se 40 folës ndërkombëtare morën fjalën duke përfshirë edhe ata nga jashtë botës së motor sportit, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre gjatë dy ditëve të konferencës.

Trendet e përfshirjes së femrave në motor sport dhe zhvillimi i pjesëmarrjes së tyre u diskutuan nëpërmjet historive të treguara nga motoçiklistë, pilotë dhe inxhinierë që kanë krijuar karriera të suksesshme nëpërmjet pasionit dhe vendosmërisë maksimale. Industria e motor sportit dhe veçanërisht prodhimi i produkteve për femra, jep një pasqyrë më të qartë se si kompanitë e pozicionojnë veten e tyre në segmentin femëror. Dhe diskutante femra të suksesshme në pozicione të larta, kanë nënvijëzuar faktin se si mund të arrihet në majë, jo vetëm në motor sport, por edhe në fusha të ndryshme, si për sa i përket federatave apo kompanive.

Targeti ndaj gjeneratave të ardhshme të pjesëmarrëseve dhe vullnetareve ishte një tjetër çështje e rëndësishme, ashtu si edhe sponsorizimi, mediat sociale dhe pozicionimi personal. Një prej themelueseve të “FIA Women” në Komisionin e Motorsportit dhe njëkohësisht një prej koordinatoreve sportive të inciativës “Femrat në pistë”, Tiina Lehmonen foli rreth suksesit të programit të Federatës Evropiane për vajzat e reja dhe masave, për ti dhënë kurajë vajzave të reja që të provojnë motor sportin.

Përveç një morie motoçiklistësh apo pilotësh, duke përfshirë edhe garuesen e parë femër paraplegjike në një kampionat botëror, Ulla Kulju, si edhe pesë herë medaliste olimpike e cross country, gjithashtu kampionë bote në hokej në akull dhe trajnerë volejbolli, përfaqësues federatash dhe industrish, nxorën në pah sfidat e zakonshme që përballen femrat në sport. Ministri i Zhvillimit, Bashkëpunimit dhe Tregtisë së Jashtme, Ville Skinnari si edhe një numër përfaqësuesish finlandezë, nënvijëzuan mbështetjen e tyre për zhvillimin e sporteve të femrave.

Pilotja kolumbiane dhe Ambasadorja e femrave në Motorsport, Tatiana Calderon ishte një prej diskutanteve më inspiruese duke përfaqësuar FIA-n. “Një eksperiencë fantastike që të isha pjesë e konferencës së parë Femrat në Motorsport, për të ndarë historitë, eksperiencat dhe sfidat që ne të gjitha përballemi dhe ti kalojmë ato që janë shumë të ngjashme në botën e dy rrotave. Pata shansin të takoja femra inspiruese si pilote, inxhiniere dhe pjesëtare skuadrash duke qenë një fundjavë shumë produktive ku ne diskutuam shumë plane që mund ti vëmë në zbatim për të vazhduar që të bëjmë diferencën. Ishte një kënaqësi e veçantë që të përfaqësoja FIA-n në një event kaq të madh”, deklaroi pilotja e Formula 2 dhe njëkohësisht edhe një prej piloteve testuese të Alfa Romeo-s në skuadrën e Formula 1.

Një tjetër ambasadore e “FIA Women” në Komisionin e Motorsportit në fushën e inxhinierisë, Leena Gade iu bashkua konferencës duke shpjeguar sfidat me të cilat është përballur në përditshmërinë e saj duke u bërë femra e parë inxhiniere që ka fituar “24 Hours of Le Mans”, dhe jo vetëm një herë, por tre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here