Pilotët e Kampionatit Botëror të Formula E ABB FIA garuan në një pistë krejtësisht të re në formën e Hyderabad Street Circuit
ABB FIA Formula E çeli një kapitull të ri më 11 Shkurt, pasi kampionati u zhvendos për herë të parë në Indi me garën e 4-t për sezonin 2022-2023. Cirkuiti Hyderabad Street buzë liqenit është vendi i Hyderabad E-Prix, me një gjatësi 2,835 km dhe 18 kthesa që përfaqëson një territor të paeksploruar për të 22 pilotët e këtij kampionati.
Jean-Éric Vergne bëri një paraqitje shumë të mirë në Hyderabad E-Prix duke arritur të lejë mbrapa pilotët e tjerë dhe të sigurojë fitoren e 11-të në kampionat duke qenë një prej pretendentëve kryesorë për titullin e tretë. Sezoni i vështirë duket se mori kthesë në garën e Indisë duke u renditur në vend të parë.
Përpara presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Seluyem dhe një numri të konsiderueshëm fansash në pistën e Hyderabad buzë liqenit, Vergne e ruajti pozicionin kur u nis pas pilotit Mitch Evans. Vergne nisi sulmin për të kapur vendin e parë në xhiron e shtatë duke e ruajtur atë pozicion deri në fund.
Në fund të garës, piloti që u rendit në vend të parë, Jean-Éric Vergne i skuderisë DS Penske, deklaroi: “Unë jam shumë i lumtur. Ishte një garë e vështirë dhe më duhej të mbroja mjaft fort në fund, por ne ia dolëm ta fitonim. Ishte një garë e pastër, pa gabime dhe jam shumë i lumtur me fitoren. Është mirë për zemrën e të gjithëve në ekipin tonë. Më pëlqejnë pistat e reja dhe mendoj se janë të bukura. Sidomos kjo ishte shumë argëtuese. Kur ka shumë sekrete të vogla për të gjetur në pistë, unë i gjej ato shumë shpejt.”
Kampionati i Formula E 2022/23 vazhdon me një tjetër garë të re në Afrikën e Jugut më 25 Shkurt.