Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2024”/ Fiton Laszlo Szasz

0
105

Fundjavën e kaluar në data 22-23 Qershor 2024, u zhvillua Edicioni i 9-të i garës ndërkombëtare, Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2024” në Malin e Krujës. E vetmja garë e regjistruar në kalendarin e FIA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe është e vlefshme për Kampionatin e Zonës së Evropës Qendrore (FIA-CEZ).

Në këtë edicion morën pjesë 32 pilotë, nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Kroacia, Republika e Maqedonisë, etj. Eventi u zhvillua në dy ditë, të shtunën provat zyrtare dhe të dielën gara. Hungarezi Laszlo Szasz. i cili garon për klubin kroat të Dubrovnik, u rendit i pari në renditjen e përgjithshme, i ndjekur nga Gazmend Demolli i Prishtina Racing Team dhe Gentjan Shaqiri i Naçut Racing Team në vend të tretë. Vlen të përmendet përballja shumë e fortë mes Shaqirit dhe serbit Uros Brkiç, me pilotin shqiptar që fitoi podiumin vetëm me diferencë 1 të mijtat. Një garë shjmë emocionuese që u karakterizua nga paraqitje dinjitoze të pilotëve pjesëmarrës. Në këtë edicion u rrit edhe më tepër pjesëmarrja e pilotëve shqiptarë.

Shaqiri u rendit në vend të parë  në Kupën e Shqipërisë, i ndjekur nga Ervin Kosova dhe Armand Kllogjeri.

Në link rezultatet e plota të garës:

https://www.kstiming.com/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR3vTcLh0VMGlfhOig2ocAeGLfxq802O4ffPXq2AuSPBviR47ShHkySzvcM_aem_3lSt1_yHcB25usrLt943uw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here