Hill Climb “Trofeu Skënderbej” 2022/ Fiton hungarezi Laszlo Szasz

0
431

Spektakël, emocione dhe diferenca me të qindat e sekondës. Kjo ishte panorama që prodhoi Edicioni i 8-të i garës ndërkombëtare në disiplinën Hill Climb. E vetmja garë që zhvillohet në Shqipëri e regjistruar në kalendarin e FIA-s dhe e vlefshme për Kampionatin e Zonës Sportive të Evropës Qendrore (CEZ-FIA) në disiplinën e Hill Climb.

Për të tretin vit me radhë, në renditjen e përgjithshme, në vend të parë u pozicionua hungarezi Laszlo Szasz me kohën më të mirë 2:13.063 të regjistruar në sesionin e parë të garës. Pas tij u rendit piloti kosovar Gazmend Demolli me kohën 2:19.630 dhe në vend të tretë Valdet Kaqandolli me Suzuki Swift me kohën 2:26.358.

Në linkun më poshtë gjeni rezultatet e plota të garës në renditjen e përgjithshme dhe të ndara edhe në kategori.

http://www.kstiming.com/

Në këtë garë morën pjesë pesë pilotë shqiptarë: Ervin Kosova, Gentian Kulla, Julian Sami, Rejnald Zylfi dhe Elton Shkurta, të cilët bënë një paraqitje shumë të mirë.

Në ndarjen në grupe, Ervin Kosova u rendit i pari në Grupin 2, ndërsa Gentian Kulla i treti në Grupin 5. Gjithashtu, paraqitje të mirë bënë edhe Julian Sami me Fiat Punto që u rendit në vend të 5-të në Grupin 5 dhe Rejnald Zylfi në vend të 9-të. Elton Shkurta u rendit i 1-ri në Kategorinë Promo.

Një garë ku morën pjesë 30 pilotë në Kategorinë Pro dhe prodhoi shumë emocione.

E veçanta e këtij Edicioni është fakti se u zhvilluan gara vetëm në Kategorinë Pro me makina me elemente sigurie sipas standardeve të FIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here