Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”/ Video e realizuar nga SpeedHunters

0
30

Disa ditë më parë u mbyll një tjetër edicion i garës ndërkombëtare Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”, i vlefshëm për kampionatin Hill Climb të Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA) që dhuroi shumë emocione dhe spektakël. Falënderojmë të gjithë pilotët, teknikët, skuadrat, sponsorët, partnerët dhe fansat që morën pjesë dhe ndihmuan në realizimin e këtij eventi.

Hungarezi Laszlo Szasz u rendit i pari në Renditjen e Përgjithshme në Kategorinë Pro duke dhuruar edhe një herë emocione të mëdha me makinën e tij që i ngjajnë atyre të Formula 1, Reynard Zytek. Në vend të dytë u rendit Valon Rexhepi dhe në vend të tretë Gentian Kulla.

Në Kategorinë Promo, në vend të parë u rendit Julian Sami, i ndjekur nga Apostol Lena dhe Alban Zaka i pozicionuar i treti.

Më sipër mund të ndiqni videon e realizuar nga klubi SpeedHunters që në këtë edicion të këtij eventi, morën pjesë me disa pilotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here