Fundjavën e kaluar u zhvillua gara e radhës në Hill Climb në FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore) në Ponikva të Maqedonisë.
Piloti shqiptar Gentjan Shaqiri vendos rekord personal në kampionatin e Hill Climb të FIA CEZ duke u pozicionuar i pari në renditjen e përgjithshme të garës së zhvilluar në Maqedoni fundjavën e kaluar. Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në kampionatin e këtij viti në Hill Climb.
Piloti i “Naçut Racing Team” renditet në vendin e dytë në FIA CEZ Hill Climb Championship në grupin D/E2-SS dhe lufton për vendin e parë. Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon me një makinë formule ku 1 vit më parë arriti rekord historik duke u shpallur nënkampion në kategorinë D/E2-SS në FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore).
Suksese Genti