Green NCAP i ri ndihmon konsumatorët për të zgjedhur automjete më të përshtatshme për mjedisin

0
955

Sot, Green NCAP, programi i ri i konsumatorëve, që promovon përdorimin e automjeteve ekologjike, publikon rezultatet e tij të para. Sot Green NCAP, programi i ri i promovimit të makinave ekologjike, publikon raundin e parë të rezultateve. 12 automjete u vlerësuan nëpërmjet një regjimi të ri testimesh, i cili sjell dritë mbi diferencën në ruajtjen e këtyre standardeve ekologjike midis prodhuesve.

Green NCAP është një shoqëri e re dhe unike, përbërë nga qeveri Europiane, klube automobilistike, universitete dhe grupime të tjera interesi, përfaqësuar dhe mbështetur nga Programi i Ri i Vlerësimit të Automjeteve te reja në Europë. Ky program ka për qëllim të promovojë automjete që kanë ndikim sa më të ulët në ndotjen e mjedisit, kjo realizohet duke informuar në mënyrë korrekte të gjithë grupet e konsumatorëve mbi rezultatet nga testimet dhe performanca e këtyre automjeteve. Realizimi i këtyre testimeve bëhet përtej kërkesave ligjore për sa i takon kontrollit të strategjive të prodhuesve të ndryshëm mbi emetimin e gazrave në automjetet e tyre.

Me anëtarë edhe teste të pavarura në laboratorë të ndryshme Europiane, Green NCAP është një projekt ambicioz, i cili do të motivojë prodhuesit të zhvillojnë automjete të cilat e bëjnë konsumin e energjisë sa më efikas dhe ndihmojnë në reduktimin radikal të ndotjes nga emetimi i gazrave të ndryshëm. Kjo do t’i qartësojë konsumatorët, të cilët vazhdimisht ndihen konfuzë në këtë fushë. Tani për tani, Green NCAP, trajton vetëm energjinë e përdorur gjatë drejtimit të automjetit, por në një kohë tjetër, mendohet të konsiderohet një cikël tërësisht i mbyllur i konsumit të energjisë, duke përfshirë këtu energjinë që përdoret për ta ndërtuar automjetin, energjinë e konsumuar në përgjithësi gjatë jetëgjatësisë së tij dhe energjinë e përdorur për të ricikluar pjesët e tij.

Pierre Castaing, kryetar i Europe NCAP, u shpreh se: Prej vitesh, ka një ngatërresë mbi mënyrën sesi automjetet performojnë në testet normale dhe sesi performojnë në rrugë. Shpeshherë konsumatorët, nuk marrin ekonominë e karburantit e cila ju premtohet, dhe si rrjedhojë vuajnë nga pagesat e tepërta të konsumit të karburantit. Sot, legjislacioni po shtrëngohet dhe testi i konsumatorit natyrisht që mund të ndihmojë në këtë aspekt; ky test ka me të vërtetë potencialin për të motivuar prodhuesit e automjeteve të avancojnë në raport me konkurrencën e tyre dhe të investojnë më shumë në kontekstin e energjisë efikase dhe reduktimin e emetimit të gazrave. Green NCAP shprehet me vetëbesim se prodhuesit do t’i përgjigjen shumë mirë kësaj sfide dhe se konsumatorët do të kenë realisht mundësi të përfitojnë nga kjo mundësi.

Në raundin e parë të testimit, u vlerësuan 12 automjete: Hyundai Ionig dhe BMW i3, të dyja automjete elektrike, arritën një vlerësim maksimal me 5 yje: VW GTI arriti të marrë një vlerësim me 4 yje: BMW X1 2.0d dhe Mercedes-Benz A200 u vlerësuan të dyja me 3 yje: Ford Fiesta 1.0 EcoBoost u vlerësua vetëm më 2 yje, dhe Audi A7 50 TDI sëbashku me Volvo XC40 T5 dhe Subaru Outback 2.5 vetëm me 1 yll. VW Golf 1.6 TDI, Ford Fiesta EcoBoost nuk ja dolën të merrnin asnjë yll. Të gjitha automjetet e dala me 0 yje nga ky testim, do të duhet t’i rrisin standardet e tyre për sa i takon emetimit të gazrave në të ardhmen. Mbas vitit 2019, ky rezultat nuk do të jetë më i pranueshëm. Legjislacioni Europian në fuqi, e ka bërë të qartë, nivelin e pranueshëm të emetimit të gazit.

Tani, automjetet elektrike arrijnë t’i ofrojnë konsumatorëve opsionin më ekologjik të mundshëm kur vjen puna tek ruajtja e mjedisit. Këto automjete janë më të pastrat dhe si rrjedhojë zgjedhja më efikase kur vjen puna tek përzgjedhja e versionit më të pastër të mundshëm. Do të ishte një hap shumë i madh përpara nëse të gjitha automjetet e testuara do të arrinin një vlerësim me 5 yje, pra nivelin maksimal të vlerësimit që kanë automjetet elektrike. Megjithatë, Green NCAP, shumë shpejt do të përfshijë edhe testimet ne rrugë në rezultatet e veta, në këtë mënyrë do të arrihet të bëhet një vlerësim më specifik i ruajtjes së këtyre standardeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here