GËZUAR DITËLINDJEN FIA!

0
957

115 vjet më parë, më 20 qershor 1904, Klubet e Automobilit nga e gjithë bota, bashkuan forcat në Paris. “Tani, ne jemi 240 klube anëtare nga 144 shtete dhe përfaqësojmë më shumë se 80 milion përdorues rruge. Faleminderit të gjithëve për angazhimin tuaj maksimal. Së bashku më të fortë”, ishte urimi i presidentit të FIA-s, Jean Todt në këtë ditë të veçantë. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka uruar të gjithë anëtarët e familjes së saj të madhe me një postim në kanalet zyrtare të komunikimit me publikun.

Automobile Club Albania është anëtare e FIA-s që prej vitit 2008. Ndihemi krenarë që jemi pjesë e kësaj Federate Ndërkombëtare duke u angazhuar maksimalisht vit pas viti për të bërë më të mirën për sigurinë rrugore në Shqipëri. Fushatat sensibilizuese dhe konkurset edukative janë një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të Klubit të Automobilit të Shqipërisë që përçon mesazhet dhe konkretizon fushatat e FIA-s në vendin tonë.

Gëzuar ditëlindjen FIA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here