Gara drejt sigurisë në Formula 1, një historik i shkurtër i 70 viteve aktivitet

0
645

Kur Romain Grosjean i Haas u përplas me barrierat mbrojtëse në garën e parafundit të kampionatit të F1 vitin e kaluar në Çmimin e Madh të Bahreinit dhe makina e tij u përfshi nga flakët, ky ishte ndoshta testi më i mirë për masat e sigurisë së ndërmarra nga FIA për shumë dekada. Pavarësisht zjarrit të frikshëm që shpërtheu, piloti arriti të dilte në kohë rekord nga makina me dëmtime të lehta. Dhe ai aksident tregoi se gjithçka është rezultat i një angazhimi të palodhur për ta bërë kampionatin më elitar të motorsportit, Formula 1 një mjedis të sigurt garash. Përmirësimet janë të vazhdueshme, ndërsa më poshtë mund të gjeni hapat kryesorë të ndërmarra gjatë shtatë dekadave.

1950 MARSHALLËT – Marshallët janë përdorur që nga starti i Kampionatit Botëror Formula 1 në 1950. Ata janë stërvitur në mënyrë rigoroze dhe shpesh janë të parët që tentojnë të hyjnë në pistë në incidente të tilla.

1952 KASKAT – Pilotët tentonin të garonin me kaska të thjeshta dhe syze në momentet e para të kampionatit, por kaskat e duhura u bënë të detyrueshme që nga viti 1952. Kaska që mbron të gjithë fytyrën u prezantua në 1968 dhe u përdor nga të gjithë deri në 1974.

1972 LIDHJA ME GJASHTË RRIPA – Pasi rekomandoi që pilotët të vendosnin rripat e plotë të sigurisë në 1968, FIA e bëri të detyrueshëm përdorimin e lidhjes me gjashtë rripa nga 1972.

1975 STANDARDET E KOSTUMIT TË GARAVE – Për sezonin e 1975-ës, FIA prezantoi standardet thelbësore për rezistencën nga zjarri të kostumit të garës.

1981 TRUPI I MAKINËS ME FIBËR KARBONI – McLaren u bë ekipi i parë që krijoi një trup mbijetese të makinës me fibra karboni në 1981-in. Në dekadat më pas, qeliza e mbijetesës është azhurnuar dhe përmirësuar vazhdimisht nga FIA me teste rigoroze.

1993 MAKINA E SIGURISË – Megjithëse F1 e përdori për herë të parë një makinë sigurie në Çmimin e Madh të Kanadasë në 1973-in, FIA vendosi të përdorej në fundjavat e garës në mënyrë të përhershme në 1993, duke ndihmuar në qetësimin e garave pas incidenteve.

1994 NDRYSHIMI I BARRIERAVE DHE PISTËS – Në ato momente përpara vdekjes së Ayrton Senna në Imola, F1 krijoi një qasje më të rreptë për të gjetur linjat dhe standardin, ndërsa standardi për pengesat e sigurisë u përmirësua për të shpërndarë më mirë energjinë gjatë përplasjes.

1999 LIDHËSET E GOMAVE – Lidhëset e rrotave u prezantuan në 1999, duke siguruar që rrotat të mos ndaheshin nga trupi në rast aksidenti. Numri i lidhjeve është rritur nga një në tre për çdo gomë. Përthithja e energjisë është rritur më shumë se pesë herë që nga viti 2005.

2003 PAJISJA PËR MBËSHTETJEN E KOKËS DHE QAFËS – Pajisja për Mbështetjen e Kokës dhe Qafës (HANS) që kufizon lëvizjen e kokës për të parandaluar dëmtime të rënda u bë e detyrueshme nga sezoni 2003. Në 2007, FIA vendosi që një pajisje e tillë të ishte me detyrim për shumë prej kampionateve të FIA-s.

2011 RIFORCIMI I PANELIT TË KASKËS – Pas një dëmtimi gati fatal të kokës për Felipe Massa në 2009-ën, FIA prezantoi një panel Zylon për të rritur forcën e kaskës dhe të pjesës hapëse të saj.

2014 AKSELEROMETËR NË VESH –  FIA prezantoi një akselerometër të ri të brendshëm për të marrë të dhëna mbi forcat G dhe lëvizjen e kokës në rast përplasjesh.

2014 MBROJTJE E PËRMIRËSUAR NGA PËRPLASJA ANËSORE – Në vitin 2014 u vendos një sistem i përparuar i mbrojtjes nga përplasja anësore duke krijuar një dizajn më të fortë. Strukturat në të dy anët e makinës dhe gjatë testimit ishin në gjendje të thithnin gati 40 kiloxhaul energji, në drejtimet e goditjes normale dhe të zhdrejtë.

2015 MAKINË SIGURIE VIRTUALE – Pas përplasjes përfundimtare fatale për Jules Bianchi në Çmimin e Madh të Japonisë në 2014-ën, FIA prezantoi një sërë masash sigurie, ku kryesorja midis të cilave ishte prezantimi i VSC (Makinë Sigurie Virtuale), i cili përcakton një kohë minimale të lejuar për çdo xhiro, duke i detyruar shoferët të ngadalësojnë.

2016 KAMERA E SHPEJTËSISË SË LARTË – Makinat F1 u pajisën me kamera shpejtësie me 400 sekuenca për sekondë që drejtojnë pilotët në çdo kohë, duke lejuar një kuptim më të mirë të incidenteve.

2018 MBROJTËSJA PËRPARA FYTYRËS (HALO) – Një prej elementeve të avancuara të sigurisë ishte edhe instruksioni për të përdorur pajisjen Halo në 2018-ën. Dhe që prej asaj kohe është bërë i detyrueshëm përdorimi i saj në të gjitha kampionatet e makinave 1-vendëshe të FIA-s.     

2018 DOREZA BIOMETRIKE – Dorezat biometrike u prezantuan së bashku me Halo, të cilat janë të pajisura me sensorë që transmetojnë te Makina Mjekësore në çdo kohë rrahjet e zemrës së pilotit dhe nivelin e oksigjenit në gjak duke i dhënë informacionin e duhur.

2019 KASKA MË E SIGURT E PËRDORUR NDONJËHERË – Një standard i ri i kaskës u bë i detyrueshëm në vitin 2019. Hapja e pjesës që mbulon sytë ulet me 10 mm, ndërsa u përfshi mbrojtja e përparuar balistike (kundër predhave deri në 225g duke udhëtuar me 250 km/h). Thithja e energjisë u rrit me 12% dhe 20%.

2020 NJË STANDARD I RI MBROJTËS I VESHJES – Kërkesat për veshjet mbrojtëse u bënë më të rrepta në sezonin 2020 duke përmirësuar mbrojtjen nga zjarri me 20% më shumë në krahasim me standardin e mëparshëm të Veshjes Mbrojtëse të FIA-s.

Marrë nga Revista Auto e FIA-s

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here