Frika nga koronavirus, FIA dhe Formula 1 shtyjnë Çmimin e Madh të Kinës

0
663

Përhapje e koronavirusit ka krijuar një gjendje emergjence shëndetësore në të gjithë botën. Në këtë mënyrë, FIA dhe Formula 1 kanë vendosur që të shtyjnë Çmimin e madh të Kinës në Formula 1, i planifikuar që të zhvillohej më 19 Prill 2020.

Duke parë përhapjen e vazhdueshme të koronavirusit dhe pas diskutimeve me Federatën e Automobilit dhe Motorsportit të Republikës Popullore të Kinës (CAMF) dhe Administratës Sportive të Shangait, Drejtuesit e Çmimit të Madh Kinez, Juss Sports Group, kanë kërkuar zyrtarisht që Çmimi i Madh i Kinëz në Formula 1 për 2020-ën të shtyhet.

FIA së bashku me Formula 1 kanë vendosur që të pranojnë këtë kërkesë dhe të shtyjnë Çmimin e Madh të Kinëz i përcaktuar për tu zhvilluar më 19 Prill.

Si rezultat i situatës shëndetësore dhe faktit që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e emergjencës globale për shkak të koronavirusit, FIA dhe Formula 1 kanë marrë këtë vendim për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e stafeve të skuadrave, pjesëmarrësit në kampionat dhe fansat që mbeten një shqetësim kryesor.

FIA dhe Formula 1 vazhdojnë të punojnë me skuadrat, organizatorët e garës, CAMF dhe autoritetet lokale duke monitoruar situatën. Të gjitha palët do të marrin kohën e duhur për të shqyrtuar datat e mundshme alternative për zhvillimin më vonë gjatë vitit të Çmimit të Madh të Kinës në rast se situata përmirësohet.

Çmimi i Madh i Kinës ka qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e kalendarit të Formula 1 me shumë ndjekës të apasionuar. Komuniteti i FIA-s dhe Formula 1 mezi presin zhvillimin e garave në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe i uron më të mirat të gjithë njerëzve në atë vend në këto momente të vështira që po kalojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here