Formula E vazhdon të afrojë rreth vetes një audiencë të re edhe falë rritjes së platformave dixhitale

0
1382

Formula E ka tërhequr rreth vetes Gjeneratën Z duke rritur me 347% të audiencën për grup-moshën 13-17 vjeç falë internetit
Kampionati botëror i Formula E – seria e parë e garave me makina plotësisht elektrike – vazhdon të joshë një audiencë të re, duke forcuar numrin e audiencës të grup-moshës 25-34 vjeç dhe duke përjetuar gjithashtu një rritje të shpejtë me grup-moshën 13-24 vjeç.
Formula E po kalon në gjysmën e fazës së sezonit të katërt dhe shifrat e fundit tregojnë për një numër në rritje të tifozëve që ndjekin dhe shfaqin interes për garat elektrike nëpërmjet rrjeteve sociale. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të audiencës, krahasuar me ndjekësit në dhe klikimet e videove të viteve të kaluara.
Përveç rritjes së fansave nga të gjitha grup-moshat, ABB FIA Formula E Championship po mendon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme për tifozët e grup-moshës më të re: duke parë që ka pasur një rritje prej 347% për grup-moshën 13-17 vjeç të cilët e kanë ndjekur Formula E-në përmes kanaleve zyrtare dixhitale, gjithashtu kemi të bëjmë dhe me një rritje me 54% për moshën 18-24 vjeç.

Në faqen zyrtare të Formula E në Facebook, dy grup-moshat e mësipërme përbëjnë pothuajse gjysmën e ndjekësve, që aktualisht zënë rreth 49%
Interesimi kundrejt Formula E vazhdon të rritet me një ritëm mbresëlënës, duke u rritur me më shumë se katërfish, 330% më shumë në krahasim me sezonin e tretë. Interesimi më i madh vërehet në Facebook, me 439% më shumë ndërveprime, duke përfshirë pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet në krahasim me statistikat e sezonit të kaluar.
Shifrat të njëjta janë parë të rriten gjithashtu me 128% për ndjekësit midis moshës 13-17 vjeç, ndërsa për ata 18-24 vjeç është përmirësuar me 63%, duke u bërë grupi i dytë me audiencën më të madhe, vetëm pas moshës 25-34 vjeç.

Totali i kombinuar i ndjekësve ka tejkaluar shifrën e 1 milionë ndjekësve dhe është rritur me 55% nga viti në vit, me kulmin e saj që e arriti gjatë mesit të sezonit 2017/18 të Formula E. Kjo shifër erdhi sidomos nga rrjeti social Instagram, që pa një rritje prej 90% të ndjekësve.
Falë ofertave dhe përmbajtjes së gjerë të kanaleve të zotëruara, numri i përgjithshëm i klikimeve ka parë gjithashtu një rritje me 675% në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, me një total mbi 318 milionë klikimesh të regjistruara deri tani këtë sezon.

Alejandro Agag, themeluesi dhe CEO i Formula E, tha: “Kampionati botëror i Formula E vazhdon të rritet nga dita në ditë, duke afruar një brez të rinj tifozësh të tërhequr nga pasioni që kanë për këtë sport. Jo vetëm që Formula E është atraktive për Gjeneratën Z, por kjo audiencë në rritje po çon në shtimin e prodhuesve të njohur të makinave rrugore, markave të automobilave dhe partnerëve prestigjiozë duke vënë emrin e tyre në këtë kampionat. Me një strategji të qartë dixhitale dhe një qasje gjithnjë në përmbajtje, këto shifra mbresëlënëse janë rezultat i të folurit me të njëjtën gjuhë si tifozët tanë dhe i eksperimentimit të vazhdueshëm me mjete të reja dhe inovative në çdo platformë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here