“Flota Zero”, projekti ndryshe për lëvizjen brenda qyteteve

0
959

Testimi për Automjetet e Lehta Elektrike (EL-Vs) për transportin brenda qyteteve ka nisur në mënyrë të suksesshme në Berlin, një prej gjashtë qyteteve të zgjedhura nga projekti “ELVITEN” i Bashkimit Evropian.

Projekti pilot ka nisur në Berlin në prill të këtij viti dhe është quajtur “Flota Zero” ku berlinezëve iu ofrohen 10 skuterë elektrikë (ZeroScooters) me qira afatgjatë.

Portali “The Berlin pilot” mbledh të dhënat e udhëtimit që dërgohen nga kutitë e zeza të “ZeroScooters” dhe pyetësorët e plotësuar nga përdoruesit, të ashtuquajtur ZeroPilots. Të dhënat e grumbulluara do të përdoren nga projekti “ELVITEN” për të krijuar udhëzime për modele ideale biznesi për integrimin sa më mirë të tyre në sistemin e transportit në qytet.

Më 13 dhe 14 Qershor, projekti u promovua në konferencën 2-ditore “Rrjeti Ndërlidhës”(ICNC) që u mbajt për të diskutuar të ardhmen e mobilitetit, ku videoja promovuese e “Flotës Zero” u shfaq për herë të parë.

Aktualisht, Berlini ka 3.5 milionë banorë në një hapësirë prej 892 km2. Përsa i përket karakteristikave të transportit, 41% e të gjitha lëvizjeve në Berlin bëhen me makinë, furgonë ose motoçikletë. 40% bëhen me sistemin e transportit publik ku përfshihen mjetet që lëvizin mbi shina, si metro, autobusë dhe tram. Ndërsa, 19% e lëvizjeve bëhen me biçikletë. Berlini njihet për zhvillimin e mirë të sistemit të transportit publik. Sistemi i metrove ka një gjatësi totale prej 146.5 kilometrash, shinat 331.5 kilometra, trami 193.6 dhe sistemi i autobuzëve ka gjatësinë më të madhe me 1675 kilometër. Aktualisht, janë 1,195,149 makina të regjistruara në Berlin, nga të cilat 1,668 automjete plotësisht elektrike dhe 8,400 hibride.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here