FIA, video me mesazhe të veçanta për Sigurinë Rrugore

0
666

Pak ditë më parë, u zhvillua në Stokholm të Suedisë Ministeriali i 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore me pjesëmarrjen e 1700 delegatëve nga më shumë se 140 shtete nga e gjithë bota. FIA ishte e përfaqësuar në një nivel të konsiderueshëm në këtë konferencë shumë të rëndësishme ndërkombëtare ku në fund të saj u nënshkrua edhe “Deklarata e Stokholmit” ku pika më e rëndësishme është përgjysmimi me 50% të vdekjeve dhe lëndimeve të rënda nga aksidentet rrugore në të gjithë botën deri në 2030-ën. Më sipër video e publikuar nga FIA në lidhje me takimin e anëtarëve të “Nivelit të Lartë të FIA-s për Veprimet dhe Projektet për Sigurinë Rrugore”. Një përmbledhje shumë interesante e mesazheve dhe veprimeve të rëndësishme që duhet të ndërmerren në vazhdim.

Në këtë konferencë përfaqësohej edhe Automobile Club Albania me presidentin Niko Leka dhe anëtarin e Bordit, Eno Zeneli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here