FIA Sport Regional Congress për herë të parë në Shqipëri, ja fotot e eventit ndërkombëtar

0
1567

Auto Club Albania po mbyll një vit që tashmë është bërë pjesë e historisë së motorsportit shqiptar. Për herë të parë, flamuri kuqezi u ngrit mes flamujve të tjerë të shteteve të ndryshme të botës në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games. Dy pilotë të rinj shqiptarë, Alexia Karaguni dhe Kristofor Mjeshtri garuan në disiplinën e Karting Slalom në kompeticionin e zhvilluar në fillim të Nëntorit 2019. Ndërsa, dhjetë ditë më parë, Klubi i Automobilit të Shqipërisë mirëpriti dy eventet më të rëndësishme të motorsportit që janë mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony. Më poshtë mund të shikoni fotot e eventeve ku mori pjesë edhe Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt, i cili u shoqërua gjatë të gjithë kohës nga Presidenti i Auto Club Albania, z.Niko Leka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here