FIA Sport Regional Congress për herë të parë në Shqipëri, diskutohet në emisionin e RTSH

0
888

Automobile Club Albania do të bëjë të mundur organizimin për herë të parë në Shqipëri të FIA Sport Regional Congress 2019. Eventi më i rëndësishëm i motorsportit i mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, do të nisë të enjten në datën 12 Dhjetor 2019 dhe do të kulmojë me FIA CEZ Prize Giving Ceremony në datën 14 Dhjetor ku rreth 160 pilotë që kanë garuar dhe fituar në 12 disiplinat e ndryshme të kampionateve të vlefshme për Zonën e Evropës Qendrore (CEZ), do të tërheqin çmimet. Një mbrëmje Gala që do të zhvillohet në “Mak Albania Hotel” duke nisur nga ora 19:00. Me rastin e këtij eventi shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, do të jetë i pranishëm në Shqipëri, edhe presidenti i FIA-s, z.Jean Todt që është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Zhvillimi i këtij eventi është diskutuar edhe në studion e emisionit sportiv kushtuar motorsportit, “Shtëpia e Motorëve” që transmetohet në RTSH. I ftuar ka qenë edhe përfaqësuesi i Auto Club Albania, Besar Bozgo. Shikim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here