FIA Motorsport Games/ Shqipëria arrin rezultat historik

0
394

Shqipëria debutoi në FIA Motorsport Games 2019 në Edicionin e 1-rë të këtij eventi botëror motorsporti duke u përfaqësuar në vetëm një disiplinë (Karting Slalom).

Në këtë Edicion të 2-të që u zhvillua në Marsejë (26-30 Tetor 2022), ekipi shqiptar u përfaqësua në tre disiplina.

Cross Car Senior – Gentjan Shaqiri

Rezultat historik. Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në fazën gjysmëfinale të një Kampionati Botëror motorsporti si FIA Motorsport Games. Piloti me eksperiencë bëri një paraqitje shumë të mirë duke treguar formën e mirë të tij që në sesionin e provave ku një herë u rendit i 9-ti dhe një herë i 12-ti.

Esports – Andri Gjoka

Piloti 17-vjeçar u rendit i 15-ti në provat e lira dhe në vendin e 45-të në renditjen përfundimtare nga 57 shtete pjesëmarrëse. Në fazën çerekfinale u rendit në vendin e 16-të në Grupin 3 dhe më pas në vendin e 9-të në Grupin 2 të sesionit “Shansi i Fundit” duke përmbyllur një rrugëtim me performancë dinjitoze.

Karting Slalom – Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli

Ekipi i përbërë nga dy pilotët 15-vjeçarë e nisi mirë performancën në këtë disiplinë duke kaluar në fazën e 1/8-ave. Në këtë fazë, pilotët e rinj u përballën me Holandën në sfidën direkte duke garuar denjësisht deri në fund, por pa arritur të kalojnë më tej. Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria u pozicionua në vendin e 15-të nga 20 ekipe pjesëmarrëse.

Faleminderit për angazhimin, përkushtimin dhe emocionet që na dhuruat gjatë këtij eventi. Suksese në garat e ardhshme

Takohemi në FIA Motorport Games 2024 në Valencia

#GaropërShqipërinë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here