FIA Motorsport Games në TV, ja si mund të ndiqni garën e ekipit shqiptar

0
596

Këtë fundjavë do të zhvillohet në Romë edicioni i parë i Kampionatit Botëror “FIA Motorsport Games”. Në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrë pjesë edhe Shqipëria. Automobile Club Albania që është anëtar i FIA-s dhe organi përgjegjës sportiv në vendin tonë për sa i përket motorsportit, organizoi garën “ACA Karting Slalom 2019” në gusht të këtij viti ku morën pjesë 24 pilotë, djem dhe vajza të moshës 14-16 vjeç. Dy fituesit e asaj gare, 15-vjeçarja Alexia Karaguni dhe 14-vjeçari Kristofor Mjeshtri, do të përfaqësojnë flamurin kuqezi në Karting Slalom Cup në këtë kompeticion.

FIA Motorsport Games në faqen e saj në internet ka bërë të ditur arritjen e një marrëveshje të gjerë me shumë televizione në të gjithë botën duke u krijuar mundësinë spektatorëve që të ndjekin garat e këtij kampionati.

Gjashtë disiplina garash do të zhvillohen gjatë tre ditëve të eventit (1-3 Nëntor 2019 në Romë), GT Cup, Touring Car Cup, Formula 4 Cup, Drifting Cup, Karting Slalom Cup dhe Digital Cup. Duke parë rëndësinë dhe natyrën ndërkombëtare të kompeticionit, janë arritur marrëveshje të shumta transmetimi në TV që garat e FIA Motorsport Games të ndiqen në të gjithë globin. Në Evropë, Motorvision TV do të mbulojë kompeticionin me një kombinim mes transmetimit “live” dhe “highlights”.

Gjithashtu, garat do të mund të ndiqen edhe “live stream” në internet. Më poshtë tabela me kanalet televizive dhe ato “live stream” ku mund të ndiqni “FIA Motorsport Games”. Mund të gjeni edhe programin e garave me ditët dhe oraret kur do të zhvillohet çdo disiplinë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here