“FIA Motorsport Games”, FIA publikon detajet e një kampionati të ri

0
1059

Vetëm dy ditë më parë, FIA ka linçuar një projekt të ri, “FIA Motorsport Games”, një event ndërkombëtar sportiv emocionues me shumë disiplina, ku pilotët do të garojnë jo për të treguar aftësitë e tyre sportive, por për të përfaqësuar shtetet e tyre.

“FIA Motorsport Games” do të jetë një event vjetor me pilotë nga një numër disiplinash që do të marrin pjesë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën fundjavë në garë nën flamurin e vendit të tyre. Kompeticioni do të nisë fillimisht me gjashtë kategori: GT, Touring Car, Formula 4, Drifting, Karting Slalom dhe Digital Motorsport. Për çdo disiplinë do të jepet medalje ari, argjendi dhe bronzi, të cilat do të mblidhen në një tabelë të përgjithshme medaljesh për të nxjerrë shtetin fitues.

Edicioni i parë i “FIA Motorsport Games” do të mbahet në vjeshtën e këtij viti në Romë. Gjithçka do të nisë me një ceremoni spektakolare hapëse në kryeqytetin e gjallë të Italisë më 31 tetor, ndërsa publiku i zakonshëm dhe fansat e motor sportit do të jenë në qendër të festimeve. Më pas, vëmendja do të zhvendoset në pistën “Vallelunga” që do të presë tre ditë gara emocionuese të motor sportit nga 1 në 3 nëntor. Fundjava do të kulmojë me një ceremoni përmbyllëse gjatë së cilës, Autoriteti Kombëtar Sportiv(ASN) ose  Klubi Kombëtar i Automobilit (ACN) i vendit fitues, do të marrë trofeun e “FIA Motorsport Games”.

FIA ka emëruar “SRO Motorsports Group” për promovimin e “FIA ​​Motorsport Games”, ndërsa shqyrton ofertat e ASN-ve dhe ACN-ve që kërkojnë të drejtën e pritjes së kompeticioneve të ardhshme që do të zhvillohen në qytetet e mëdha botërore.

“FIA Motorsport Games” e kanë origjinën e tyre nga Kupa e Kombeve të FIA GT, e zhvilluar në nëntor 2018 në Mbretërinë e Bahrejnit, në të cilën Turqia u shpall fituese.

Në shpalljen e krijimit të “FIA Motorsport Games,” presidenti i FIA-s, Jean Todt tha: “Jam i kënaqur për të nisur “FIA Motorsport Games”, kompeticion i cili do të kombinojë një shumëllojshmëri të disiplinave dhe të gjitha elementet e një ngjarjeje të madhe sportive në një event. Është diçka e re jo vetëm për ndjekësit e motor sportit dhe gjeneratat e ardhshme të garuese, por edhe për ata që kanë një vlerësim të përgjithshëm për sportin ndërkombëtar. Është një mundësi tjetër për ASN-të dhe ACN-të që të angazhohen për të thithur audienca të reja dhe të shfrytëzojnë patriotizmin brenda kombeve të tyre përkatëse. Mbështetja e klubit pritës, Klubi i Automobilit të Italisë, është për tu vlerësuar shumë dhe mezi pres që të marr pjesë në edicionin e parë në Romë”.

Faqja e internetit “www.fiamotorsportgames.com” do të ofrojë informacione të hollësishme mbi lojërat e “FIA ​​Motorsport”, ndërsa aty do të shfaqet ndërtimi i eventit të parë historik.

Regjistrimet për “FIA ​​Motorsport Games 2019” do të hapen më 1 korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here