FIA Motorsport Games/ Ekipi shqiptar i ftuar në Top Channel

0
664

Shqipëria ka hapur një kapitull të ri për sa i përket motorsportit. Për herë të parë, flamuri kuqezi ishte i pranishëm në një Kampionat Botëror motorsporti siç ishte FIA Motorsport Games. Pjesëmarrja e parë që do të kthehet në traditë. 15-vjeçarja Alexia Karaguni dhe 14-vjeçari Kristofor Mjeshtri përfaqësuan vendin tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm në disiplinën e Karting Slalom. Ekipi u rendit në vendin e 25-të nga 29 shtete që ishin pjesëmarrëse. Një ditë më parë, dy pilotët e rinj dhe Përgjegjësi i Komunikimit të Automobile Club Albania, Besar Bozgo ishin të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel. Më sipër mund të ndiqni videon e emisionit. Shikim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here