Shqipëria vazhdon traditën e pjesëmarrjes në eventin botëror të motorsportit, FIA Motorsport Games. Pas pjesëmarrjes historike në edicionin e parë në 2019 me përfaqësimin në disiplinën e Karting Slalom dhe më pas në edicionin e dytë në 2022-in në tre disiplina (Karting Slalom, Cross car, Esports), flamuri shqiptar do të jetë sërish në eventin më të madh ndërkombëtar të motorsportit që organizohet nga FIA.
Këtë vit, FIA Motorsport Games do të zhvillohet në Valencia të Spanjës më 23-27 Tetor dhe Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit ka nisur procesin e përzgjedhjes së pilotëve në disiplina të ndryshme që do të përfaqësojnë Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2024.
Një prej disiplinave që do të përfaqësohet Shqipëria është edhe Esports. Në këtë mënyrë, të gjithë të apasionuarit pas garave virtuale, kanë mundësinë të regjistrohen dhe garojnë falas në iRacing. Fillimisht, duhet të bëheni pjesë e Kampionatit Kombëtar iRacing F4 (9-13 Shtator 2024). Më pas, kampioni përfaqëson Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2024.
Përfitoni kodin e regjistrimit FALAS për 1 vit duke kontaktuar me [email protected].
Mosha e lejuar është mbi 16 vjeç.
Për më shumë klikoni edhe linkun:
https://www.iracing.com/membership/