FIA Motorsport Games 2022/ Shqipëria do të përfaqësohet nga katër pilotë në tre disiplina

0
436

Shqipëria do të përfaqësohet nga katër pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror, FIA Motorsport Games 2022 që do të zhvillohet më 26-30 Tetor në Marsejë, Francë.

Cross Car Senior – Gentjan Shaqiri

Në disiplinën e Cross Car Senior, flamuri kuqezi do të përfaqësohet nga piloti me eksperiencë në garat e disiplinës Karting dhe Cross Car në Shqipëri, si edhe kampion dhe nënkampion i Kampionatit Kombëtar të Kartingut gjatë viteve të fundit, Gentjan Shaqiri (41 vjeç).

Karting Slalom – Nensi Vathi dhe Aleksandros Begolli

Në Shtator 2022, ACA organizoi ACA Karting Slalom Cup ku morën pjesë vajza dhe djem të moshës (14-16 vjeç) dhe dy fituesit, një vajzë dhe një djalë do të përfaqësojnë Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2022. Nensi Vathi (15 vjeç) dhe Aleksandros Begolli (15 vjeç) janë dy të rinjtë që do të garojnë për flamurin kuqezi në Karting Slalom.

Esports – Andri Gjoka

Në disiplinën e Esports, Shqipëria do të përfaqësohet nga 17-vjeçari Andri Gjoka, i cili ka fituar në të dyja eventet e zhvilluara nga ACA në disiplinën e Esports, në vitin 2021 dhe në 2022-in.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të eventit

https://www.fiamotorsportgames.com/

#GaropërShqipërinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here