FIA mbështet anketimin e OKB-së, bëhuni pjesë e sondazhit botëror

0
549

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe FIA ​​bashkëpunojnë në një iniciativë globale për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun për tema të tilla si pandemitë dhe siguria e njeriut

Kombet e Bashkuara kremtojnë 75-vjetorin në një kohë sfide të madhe, duke përfshirë një nga krizat më të këqija globale të shëndetit në historinë e saj. Kjo kërkon një solidaritet më të madh dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur sfidat globale. Në vend që të ketë një festë tradicionale, OKB-ja ka lançuar anketimin më të madh në botë për të dëgjuar shqetësimet, mendimet dhe idetë e njerëzve për të ardhmen që duam.

Anketimi 1-minutësh i OKB-së është në dispozicion në më shumë se 40 gjuhë dhe u kërkon njerëzve nga e gjithë bota të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi atë se si duhet të jetë bota në 25 vitet e ardhshme. Fushata shënjestron kryesisht të rinjtë, si dhe atë shtresë vurnerabël që nuk dëgjohet në nivel ndërkombëtar.

Duke u mbështetur në nismat ekzistuese në mbështetje të Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe Dekadës së Veprimit për Sigurinë në Rrugë të OKB-së, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit vazhdon udhëheqjen dhe partneritetin e saj global duke mbështetur nismën e Kombeve të Bashkuara.

FIA do të shpërndajë dhe promovojë anketën përmes platformave dixhitale, organizatës së saj globale, anëtarëve të saj, palëve të interesuara dhe fansave në të gjithë botën.

Idetë e krijuara përmes kësaj ankete do t’u prezantohen udhëheqësve botërorë në një event të nivelit të lartë gjatë Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet më 21 Shtator 2020.

Anketimin e gjeni në linkun më poshtë edhe në gjuhën shqipe:

https://un75.online/partner/FIA-Motorsports

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here