FIA dhe ambasadorët e fushatës #3500Lives bashkojnë forcat kundër Covid-19

0
603

Në mesin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, FIA, JCDecaux dhe ambasadorët e fushatës globale për sigurinë rrugore, #3500LIVES, po promovojnë një mesazh të unifikuar: ‘Rri në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Qëndroni të angazhuar’ në një dizajn të ri në mediat sociale duke përdorur hashtagun #RaceAgainstCovid.

Falë mbështetjes së vazhdueshme të ambasadorëve të fushatës #3500LIVES, mesazhi i FIA-s, “Qëndroni në shtëpi” është parë nga më shumë se 3 milionë njerëz deri tani.

E nisur në Mars 2017, fushata globale për sigurinë rrugore, #3500LIVES inkurajon të gjithë përdoruesit e rrugës të mësojnë rregulla të thjeshta, lehtësisht të zbatueshme dhe efikase për të qenë të sigurt në rrugë. E shfaqur në më shumë se 83 shtete dhe 1200 qytete deri më tani, në këtë fushata janë të përfshirë 18 ambasadorë që vijnë nga:

-aktrimi dhe kënga (Patrick Dempsey, Michael Fassbender, Pharrell Williams dhe Michelle Yeoh);

-motorsporti (Fernando Alonso, Charles Leclerc, Marc Márquez, Felipe Massa and Nico Rosberg);

-sporti (Yohan Blake, Didier Drogba, Haile Gebrselassie, Antoine Griezmann, Vanessa Low, Rafael Nadal dhe Wayde van Niekerk);

-dhe autoritete publike (H.S.H. Princess Charlène of Monaco, Anne Hidalgo).

Pjesë e fushatës #3500LIVES është bërë edhe Klubi i Automobilit të Shqipërisë duke shpërndarë posterat dhe videot në kanalet e tij të komunikimit për të sensibilizuar sa më shumë njerëzit në vendin tonë.

Në ditët e sotme, në këtë krizë të pashembullt të shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese të vendosura në shumë vende, FIA ka vendosur së bashku me partnerin e saj JCDecaux, të përshtatin mesazhin e saj të fushatës dhe të promovojnë vetëm një rregull të thjeshtë: ‘të qëndroni në shtëpi në mënyrë që të jeni të sigurt’. Për këtë qëllim, ata krijuan një dizajn të ri për mediat sociale që përfshin 18 ambasadorët e fushatës. Duke inkurajuar të gjithë të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë, kjo fushatë e re u përdor vizualisht me mesazhet “#StayHome” si dhe “#RaceAgainstCovid”, e cila është e zakonshme për të gjitha nismat e FIA ​​që lidhen me COVID-19.

Gjithashtu, edhe Automobile Club Albania që është anëtare e FIA-s i është bashkuar kësaj nisme duke publikuar posterin me mesazhet e tij në rrjetin tonë të komunikimit në faqet www.aca.al, www.revista-autoclub.al si edhe në rrjetet sociale në Facebook, Twitter, Instagram dhe Linkedin.

“Kur filluam fushatën #3500LIVES me JCDecaux, qëllimi ynë ishte të adresonim çështjen e sigurisë rrugore që vret më shumë se 3.500 njerëz çdo ditë në botë. Sot, ne kemi një rol për të luajtur në ndihmën në luftimin e pandemisë COVID-19, së bashku me ambasadorët tanë të fushatës. Ne duhet t’i kujtojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të jenë të sigurt gjatë këtyre kohërave të vështira. Edhe një herë, unë do të doja të falënderoja ambasadorët tanë për angazhimin e tyre për të kapërcyer këtë krizë”, tha Presidenti i FIA-s, Jean Todt.

“COVID-19 është një sfidë e vërtet për njerëzimin që kërkon një përgjigje kolektive. Së bashku me ambasadorët e fushatës #3500LIVES që janë si modele në fushat e tyre përkatëse, ne kemi fuqinë për të mbërritur te miliona njerëz. Është përgjegjësia jonë të përdorim mirë këtë audiencë dhe të inkurajojmë të gjithë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të jenë të sigurt, të luftojnë në mënyrë efektive virusin gjatë pandemisë dhe të kthehen sa më shpejt në jetën që është aq e dashur për ne”, shpjegoi një prej Drejtorëve Ekzekutiv të kompanisë, JCDecaux, Jean-Charles Decaux.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here