“FIA CEZ Prize Giving Ceremony” për herë të parë në Shqipëri, Jean Todt vjen në Tiranë

0
1412

Automobile Club Albania do ti bëjë një mbyllje dinjitoze dhe spektakolare këtij viti. Pas pjesëmarrjes për herë të parë të Shqipërisë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games që u zhvillua në fillim të Nëntorit në Romë, Klubi i Automobilit të Shqipërisë sjell një tjetër risi për vendin tonë.

Për herë të parë do të organizohet në Tiranë “FIA Sport Regional Congress 2019”. Eventi ndërkombëtar do të zhvillohet në 12-14 Dhjetor në kryeqytet. Auto Club Albania që është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, do të mirëpresë Kongresin Vjetor për sa i përket Zonës së Evropës Qendrore (CEZ).

Me rastin e këtij eventi të rëndësishëm, do të vijë në Shqipëri presidenti i FIA-s, z.Jean Todt, i cili është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Kujtojmë që Todt ka qenë në vendin tonë edhe në 2012-ën me ftesë të Auto Club Albania.

Ditën e parë të Kongresit më 12 Dhjetor do të zhvillohet CEZ Board Meeting, një takim me dyer të mbyllura mes presidentëve të klubeve anëtare të Central European Zone (CEZ FIA). Një ditë më pas do të zhvillohen diskutime lidhur me zhvillimet më të fundit në motorsport, takime pune dhe ndarje eksperiencash.

Gjithçka do të kulmojë në datën 14 Dhjetor ku do të zhvillohet “FIA CEZ Prize Giving Ceremony 2019” duke nisur nga ora 19:00. Do të shpërndahen çmime për rreth 200 pilotë që kanë garuar gjatë këtij viti në 12 disiplinat e kampionateve të vlefshme për Central European Zone (CEZ FIA).  Autocross, Circuit, Circuit Endurance, Cross Country, Drifting, Rally, Karting, Hill Climb, Historic Hill Climb, Historic Rally, Slalom dhe Rallycross janë disiplinat. Një mbrëmje Gala për herë të parë në Shqipëri, ndërsa do të jetë i pranishëm dhe do të shpërndajë çmime edhe presidenti i FIA-s, Jean Todt. Një event shumë i rëndësishëm vjetor për motorsportin, ndërsa këtë vit do të ketë fatin Shqipëria që ta mirëpresë.

Auto Club Albania vazhdon misionin e saj për të zhvilluar sa më shumë motorsportin në Shqipëri duke u krijuar mundësinë të gjithë të apasionuarve që të marrin pjesë në gara në disiplina të ndryshme. Një vit që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme me ceremoninë që do të zhvillohet në 14 Dhjetor.

Gjatë ditëve në vazhdim do t’ju informojmë për detajet më të fundit në lidhje me Kongresin vjetor dhe “FIA CEZ Prize Giving Ceremony 2019”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here