FIA CEZ Prize Giving Ceremony dhe vizita e z.Jean Todt në Shqipëri, ndiqni kronikën e RTSH

0
843

Vetëm dy ditë na ndajnë nga eventi më i rëndësishëm i motorsportit që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. FIA Sport Regional Congress 2019 do të mbahet për herë të parë në vendin tonë. Eventi do të kulmojë me FIA CEZ Prize Giving Ceremony që do të zhvillohet në datën 14 Dhjetor 2019 duke nisur nga ora 19:00 në “Mak Albania Hotel”, aty ku rreth 160 pilotë që kanë garuar në 12 disiplina të kampionateve të vlefshme për Zonën e Evropës Qendrore (CEZ), do të tërheqin çmimet. Në këtë event shumë të rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt. Më sipër mund të ndiqni kronikën e realizuar nga RTSH në lidhje me vizitën e Todt në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here