Ferrari i Schumacher rikthehet në “Festivalin e Shpejtësisë”

0
857

Pas një prezantimi të suksesshëm për tre vite me radhë, FIA rikthehet me festivalin me famë botërore me ekspozitën për F1 dhe “WRC Hall of Fame”, si edhe me shfaqjen e makinave, të rejat e sigurisë dhe për të kujtuar reliket e kohëve të ndryshme.

Fundjavën e kaluar (4-7 korrik), FIA ishte edhe një herë në zemër të “Festivalit të Shpejtësisë GoodWood” duke i dhënë një mundësi vizitorëve që të zhyten në botën e FIA-s. Ky Festival është bazuar në një ngjitje ikonike në “Goodwood House” në West Sussex në Britaninë e Bashkuar dhe është rritur që nga fillimi i saj më 1993 për tu shndërruar në një festë ndërkombëtare për makinat klasike dhe ato të garave të shpejtësisë nga çdo disiplinë.

Me shfaqjen e saj magjepsëse të mjeteve bashkëkohore dhe historike, një ekran gjigand që ndriçon “FIA Hall of Fame”, plus një sërë zhvillimesh të kaluara dhe aktuale të sigurisë, stenda e FIA-s gjendet pranë “FOS Future Lab” që është e pozicionuar përpara shtëpisë spektakolare “Goodwood”. Përveç shfaqjes së makinave të sigurisë të Formula 1, “Safety Car” dhe “Medical Car”, vizitorët do të zbulojnë detaje të reja që i kanë mbajtur pilotët më të shpejtë në botë të sigurt përgjatë viteve.

Në atë festival u shfaq Ferrari 248 F1 me të cilin garoi shtatë herë kampioni i Botës, Michael Schumacher si edhe WRC Citroën Xsara i drejtuar nga nëntë herë kampioni i botës, Sebastian Loeb dhe Daniel Elena në garën “Rrally” në Monte Karlo në 2003-in.

Vizitorët në shfaqjen e FIA-s shijuan gjithashtu një sërë kujtimesh dhe patën mundësinë që të përdornin simulatorët më të mirë për të provuar “Gran Turismi Sport”, kampionatin e parë online të çertifikuar nga FIA. Gjithashtu, FIA u krijoi mundësinë vizitorëve të shumtë që të siguronin firmat nga pilotët kampionë të disiplinave të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here