Femrat në motorsport

4.Femrat në motorsport

Femrat në Motorsport është një projekt i FIA-s, “Women in Motorsport” që synon të afrojë femrat në botën e motorsportit. Qëllimi kryesor i FASA-s dhe ACA-s është që të afrojë sa më shumë femra në botën e motorsportit, të cilat mund të jenë pilote, vullnetare apo të apasionuara që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj bote.

Përmes iniciativave tona, ne synojmë që të rrisim pjesëmarrjen e femrave në motorsport.

Disa nga iniciativat tona përfshijnë:

-Trajnime të femrave pilote gjatë eventeve të motorsportit.

-Programet e “Femrave në Motorsport” për zyrtaret vullnetare femra që dëshirojnë të marrin pjesë si zyrtare në gara.

-Suporti i femrave që përfshihen në motorsport si pilote apo si vullnetare.

-Shpërndarja dhe promovimi i femrave shqiptare në motorsport përmes kanaleve tona të komunikimit në web apo Mediat Sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube.

Në 2019-ën, Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është “FIA Motorsport Games” duke u përfaqësuar edhe me piloten Alexia Karaguni në disiplinën e Karting Slalom.