ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

0
331

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator 2022 në Zadar të Kroacisë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga katër nxënësit e shkollës “Servet Agolli” të Pogradecit, të cilët fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022” që u zhvillua në 10 qytete ku morën pjesë 88 shkolla.

Konkursi Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) u krijua në 1986 dhe mbahet çdo vit në muajin shtator në vendin e klubit pritës që përcaktohet më parë. Në eventet kualifikuese kombëtare, çdo klub pjesëmarrës zgjedh një ekip prej dy vajzash dhe dy djemsh të moshës 10-12 vjeç për të marrë pjesë. Qëllimi i Konkursit Evropian është të përmirësojë edukimin për sigurinë rrugore dhe të kontribuojë në reduktimin e rrezikut që fëmijët të përfshihen në aksidente me biçikletat e tyre.

Shpërndajeni dhe na ndihmoni të promovojmë Sigurinë Rrugore tek gjenerata e re!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here