Emocionuese dhe historike, parakalimi i ekipit kuqezi në ceremoninë hapëse të FIA Motorsport Games

0
617

Emocionuese, rrëqethëse dhe historike. Flamuri shqiptar për herë të parë është mes flamujve të tjerë të botës në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games që zhvillohet këtë vit për herë të parë në Romë.

Ekipi kuqezi përbëhet nga 15-vjeçarja Alexia Karaguni dhe 14-vjeçari Kristofor Mjeshtri, të cilët do të garojnë në disiplinën e Karting Slalom. Dje u zhvillua edhe ceremonia hapëse e këtij kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar, ku ekipi shqiptar ishte i pari që parakaloi në paradën prezantuese të shteteve pjesëmarrëse.

Më poshtë mund të ndiqni momentin e parakalimit të ekipit shqiptar ku Kristofor Mjeshtri mban flamurin kuqezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here