Emetimet në atmosferë, ja gjobat e çmendura për prodhuesit

0
932

“Rruga që gjendet përpara teje të çon në një ishull që nuk është”. (Edoardo Bennato, 1980). Sa i përket itinerarit, automobilizmi e ka gjetur rrugën drejt makinës elektrike, por është për t’u diskutuar nëse e ka bërë me iniciativën e vet. Por, mungon tregu për makinat me bateri që për momentin nuk është ende. Po vjen një ofertë masive, por pa kërkesën që të jetë në gjendje ta mbulojë atë. Shuma stratosferike e parave të shpenzuara nga kompanitë prodhuese përsa i përket botës së elektroneve, do të peshojë në mënyrë të konsiderueshme në pasqyrën e të ardhurave.

Alix Partners parashikon një “shkretëtirë fitimi”, ashtu si edhe “Standard&Poor’s” që flet për “marzhet shtrydhëse”. Dhe Morgan Stanley që paralajmëron një proces që mesa duket do të godasë edhe të ardhurat e furnizuesve. Të gjitha raportet e publikuara gjatë javëve të fundit, duke përfshirë edhe atë në “Quattroruote”, flasin për “investime fotonike në fushën e makinave elektrike për një treg që ende nuk ekziston”. Sipas S&P, përgjegjës për këtë situatë është limiti prej 95 g/km të emetimeve të CO2 të vendosur nga Komisioni Evropian. Që mbi të gjitha ka sjellë një paradoks të madh: luftën ndaj naftës, një motorizim që ka më pak ndikim në atmosferë, ndërsa ka prodhuar një rritje të dioksit të karbonit për shkak të përhapjes më të madhe të makinave me benzinë, rreth 60% të dërgesave të reja në 3-mujorin e parë të 2019-ës në Evropë. Me përjashtim të Toyota-s, industria automobilistike duhet të reduktojë emetimet mesatarisht në 20 g/km në më pak se dy vjet. Do të jetë e mundur kjo?

Kjo varet nga modelet full elektrike ose plug-in(shumë më pak në të ardhmen në krahasim me hibridin e butë), të cilat përballen me një të panjohur të madhe, tërheqjen e pasigurt që kanë drejtuesit e mjeteve jo vetëm për tregun masiv, por edhe për makinat premium. Për të shmangur këtë rrezik, duket se gjithçka kuptohet nga bashkëpunimi mes FCA dhe Tesla-s që ka një vlerë pozitive. Sigurisht që kjo zvogëlon kufijtë, por do të ketë pasoja me të cilat do të përballen të gjitha kompanitë ku shpenzimet në kërkime dhe zhvillim do të përthithin 10-11% të ardhurave në 2019-ën dhe 2020-ën. Dhe kësaj do t’i shtohen edhe kostot e gjobave, me një peshë tjetër në diferencë, ose marrja e kredive përmes bashkimit. Për më tepër, “Standard&Poor’s” parashikon që shitjet globale të bien në vitin 2019. Në këtë mënyrë, vlerësimet do të ndikohen dhe periudha 2-vjeçare do të jetë e vështirë për ndërtuesit premium që do të ndjejnë një ulje më të gjerë të të ardhurave, sepse ata do të kenë më pak fuqi negociuese ndaj furnitorëve dhe atyre që prodhojnë bateri, pavarësisht se kanë investuar më shumë. Dhe në këtë pikë, fjala kyçe do të jetë: partneritet.

Më poshtë, gjobat që mund të marrin prodhuesit për secilin gram të tepërt CO2 në objektivin e vendosur deri në vitin 2020, sipas “Standard&Poor’s”.

1.Voklwagen

330-350 milionë euro

2.PSA

250-280 milionë euro

3.Renault

140-160 milionë euro

4.FCA

90-100 milionë euro

5.Ford

90-100 milionë euro

6.BMW

90-95 milionë euro

7.Mercedes Benz

85-90 milionë euro

8.Toyota

60-80 milionë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here