Emetimet e automjeteve, Agjencia Evropiane e Mjedisit zbulon raportin

0
845

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), më 24 qershor publikoi të dhënat e emetimeve për makinat dhe furgonët e rinj gjatë 2018-ës. Emetimet mesatare të dioksidit të karbonit (CO2) nga makinat e reja të regjistruara në Bashkimin Evropian në 2018-ën, u rritëm për të dytin vit radhazi, duke mbërritur në kuotën 120.4 gram CO2 për 1 kilometër. Prodhuesit duhet të reduktojnë emetimet e flotës së tyre në mënyrë të konsiderueshme që të kapin objektivat në 2020-ën dhe 2021-in.

Nga 2010-ta në 2016-ën, emetimet kanë rënë me rreth 22 gram CO2 për kilometër (gCO2/km). Gjithsesi, emetimet mesatare nga makinat e reja pësuan një rritje në 2017-ën me 0.4 gCO2/km dhe sipas të dhënave paraprake, trendi i rritjes ka vazhduar me një shtesë prej 2.0 gCO2/km në 2018-ën.

EEA përmend faktin se ka një rritje në përqindje përsa i përket regjistrimit të makinave të reja, veçanërisht në gamën e makinave SUV si një faktor kryesor për rritjen e emetimeve të automjeteve gjatë 2018-ës. Gjithashtu, depërtimi i ngadalshëm në treg i makinave me pak ose zero emetime, përmendet si një faktor kryesor për rritjen e emetimeve.

Makinat me benzinë përbëjnë 60% të makinave të reja të shituara në Bashkimin Evropian dhe Islandë në 2018-ën. Makinat me naftë përbëjnë 36% të shitjeve, me një ulje prej 9% nga 2017-ta dhe 19% nga 2011-ta. Gjithashtu, modelet SUV zënë 1/3-ën e 4.5 milionë makinave të reja të shituara.

Komisioni Evropian do të konfirmojë nëse prodhuesit individualë apo të grupuar, kanë përmbushur objektivat specifike vjetore të tyre, të cilat bazohen në masën mesatare të makinave të regjistruara, kur EEA të publikojë të dhënat përfundimtare në fund të 2019-ës ose në fillim të 2020-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here