Edicioni e 87-të i “24 orëve të Le Mans”, shfaqet platforma për të nxitur sigurinë në rrugë dhe fushatën “#3500 LIVES”

0
985

Sërish këtë vit, gara mitike ishte një rast për FIA-n për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë dhe për të promovuar Fushatën Globale për Sigurinë Rrugore “#3500LIVES” me mbështetjen e ambasadorëve të famshëm, autoriteteve publike dhe komunitetit të motor sportit.

Të shtunën e kaluar më 15 qershor, përpara fillimit të garës, Ambasadorët e Fushatës “#3500 LIVES”, H.S.H. Princesha e Monakos, Charlene dhe Fernando Alonso u bashkuan me Presidentin e FIA, Jean Todt, Presidentin e ACO, Pierre Fillon, Ministren franceze të Shtetit për Barazinë Gjinore dhe Luftën kundër Diskriminimit, Marlene Schiappa, Ministren franceze të Sportit, Roxana Maracineanu, Richard Mille, Tony Parker, Hurley Haywood, Presidentin e FFSA, Nicolas Deschaux dhe pilotët e LMP1 për një foto të përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore dhe për të mbështetur imazhin e ri të Fushatës Botërore për Sigurinë Rrugore që ka të bëjë me sigurinë e këmbësorëve.

Rregulli i ri i fushatës, “Shiko përpara për Këmbësorë”, i konkretizuar nga H.S.H. Princesha e Monakos, Charlene dhe piloti i Formula 1, Charles Leclerc u promovua gjithashtu në stendën e FIA-s të vendosur në zemër të fshatit në prag të “24 orëve të Le Mans”. Vizitorët u informuan për faktin se këmbësorët janë përdoruesit më të rrezikuar të rrugës dhe 88% e tyre ecin në rrugë nga 1 deri në 2 yje, të cilat konsiderohen të rrezikshme. Për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në rrugë, presidenti i FIA, Jean Todt, gjatë vizitës në stendë, i ftoi vizitorët që të reduktojnë shpejtësinë dhe të përgatiten të ndalen për këmbësorët në çdo kohë, veçanërisht në zonat urbane.

Për të shprehur më tej mbështetjen e tyre për Fushatën dhe Manifestin e FIA-s për Sigurinë Globale të Rrugëve, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për një rritje të përpjekjeve globale për të zvogëluar viktimat e trafikut, ndërsa fansat e motor sportit mund të marrin foton e tyre, ta printojnë atë me mbishkrimin “#3500LIVES” dhe ta shpërndajnë atë në një postim të dedikuar.

Gjatë eventit, vizitorët gjithashtu patën mundësinë që të testonin aftësitë e tyre në drejtimin e makinës dhe aftësitë për të ndjekur rregullat e sigurisë rrugore, duke i provuar këto në një simulator virtual për drejtimin e mjeteve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here