Drejtimi i Automatizuar në Transport, Simpoziumi i radhës në Helsinki

0
632

Pas tre eventeve të suksesshme të Konferencave Evropiane të Drejtimit të Lidhur dhe të Automatizuar (EUCAD), FIA Region I do të kontribuojë sërish me organizimin e edicionit të 4-t që do të zhvillohet gjatë konferencës për Kërkimet në Transport (TRA 2020) që do të mbahet në Helsinki më 28 dhe 29 Prill 2020. Si pjesë e projektit ARCADE që mbahet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Kërkim dhe Inovacion (RTD) të Komisionit Evropian dhe ERTRAC, simpoziumi EUCAD 2020 është i vlefshëm për subjektet publike dhe private të interesuara për transportin rrugor. Ky takim shërben për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi hapat e ardhshëm dhe veprimet që kërkohen për sa i përket lëvizshmërisë së lidhur dhe të automatizuar.

Gjatë dy ditëve të seancave intensive të punës, drejtuesit dhe ekspertët e fushës së Drejtimit të Lidhur dhe të Automatizuar (CAD), do të debatojnë për tema që variojnë nga sistemet teknike që kanë në themel funksionet e CAD, e deri te rregullimi dhe pranimi i përdoruesve. Do të organizohen paralelisht dy seanca dhe çdo workshop do të përqendrohet në diskutimin e “temave të nxehta” që lidhen me sfidat kryesore për zhvillimin dhe testimin e Drejtimit të Lidhur dhe të Automatizuar (CAD) në Evropë. Qëllimi kryesor i eventit është që të krijojë një debat konstruktiv midis panelistëve të ftuar dhe audiencës në lidhje me pyetjet kryesore të R&I dhe rrugën që duhet ndjekur për të ecur përpara. Së shpejti do të gjeni më shumë informacion, ndërsa pjesëmarrja në simpoziumin EUCAD 2020 është e hapur vetëm për pjesëmarrësit e regjistruar në konferencën TRA 2020.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun më poshtë:

https://connectedautomateddriving.eu/event/save-the-date-eucad-symposium-2020/

FIA Region I është një nga 23 partnerët e përfshirë në projektin ARCADE që mbledh informacione të rëndësishme për zhvillimet e CAD dhe krijon një pikë të vetme referimi për ekspertët e fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here