Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

0
1356

Data 6 Prill është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 2013-ën duke krijuar një lidhje historike me Lojërat Olimpike moderne në 1986-ën.

Ky vendim përfaqëson një hap domethënës në njohjen e fuqisë transformuese të sportit dhe në potencialin e madh në ndryshimet pozitive sociale.

Për shkak të shtrirjes së madhe, popullaritet të jashtëzkonshëm dhe vlerave pozitive, sporti është ideali për të kontribuar në Zhvillimin e Objektivave të Qëndrueshme.

Që prej krijimit, shumë organizata dhe individë kanë theksuar në këtë ditë rolin që luan sporti në shoqëri dhe fuqinë e tij për të nxitur dialogun, mirëkuptimin, përfshirjen sociale dhe paqen.

6 Prilli është rezultat i një pune të përditshme të organizatave sportive, sportistëve, trajnerëve dhe Organizatave Joqeveritare, të cilat luajnë një rol thelbësor në transmetimin e vlerave edukative të sportit te njerëzit e çdo moshe nëpër botë.

Në një botë të mbushur me tensione gjeopolitike, 6 Prilli përbën një mundësi për të veçuar sportin si një forcë për paqen dhe për të treguar që sporti mund të shërbejë si një transformim social dhe të nxisë ndërtimin e shoqërive përfshirëse dhe paqësore.

Si një referencë e kartonit të verdhë dhe të kuq në botën e sportit, që prej 2014-ës, #KartoniiBardhë është një simbol i krijuar nga organizata Paqe dhe Sport, duke përfaqësuar fuqinë pozitive të sportit për paqen dhe përfshirjen sociale.

Çdo vit, nëpërmjet fushatës #WhiteCard, organizata Paqe dhe Sport, inkurajon botën sportive dhe njëkohësisht qeveritë dhe shoqatat civile që të angazhohen në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Mesazhi kryesor për fushatën #WhiteCard të vitit 2022 është “Sporti është një përgjigje”. Ai synon të nxjerrë në pah një tërheqje të vëmendjes ndaj shembujve konkretë të programeve të paqes përmes sportit ose historive personale që theksojnë se si sporti mund të jetë një përgjigje për çështjet sociale.

Nëpërmjet fushatës #WhiteCard, çdokush prej nesh mund të tregojë një angazhim për paqen, unitetin dhe integritetin social nëpërmjet sportit duke treguar përgjigjen që sporti mund të luajë në krijimin e një kulture paqeje.

Për të marrë pjesë, bëjini vetes një foto ndërsa mbani një letër të bardhë, regjistrojeni këtë në platformën www.April6.org dhe shpërndajeni në të gjithë rrjetin tuaj social duke përdorur hashtagun #WhiteCard dhe tag @peaceandsport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here