Sistemet e Mbështetëseve Ballore të Kokës (FHR) të aprovuara nga FIA, duhet të vendosen nga piloti dhe bashkë-piloti që garojnë në garat e regjistruara në kalendarin e FIA-s.
Në mënyrë që FHR të funksionojë në mënyrë efektive, është e rëndësishme që ai të instalohet në përputhje me “Udhëzuesin dhe specifikimet e instalimit për pajisjet HANS®, Hybrid dhe Hybrid Pro gjatë eventeve”.
Për më tepër, është thelbësore që FHR, lidhësi FHR, helmeta dhe Helmet-M6-Terminal të jenë të miratuara nga FIA. Meqenëse ekzistojnë standarde të ndryshme për helmetat, Helmet-M6-Terminals, lidhjet FHR dhe pajisjet FHR, është e rëndësishme të sigurohet përputhshmëria e tyre.
Për më shumë, informohuni në buletinin e sigurisë së FIA-s
https://us16.campaign-archive.com/?u=d2e7b24d2c1e6cecc65ebe300&id=b41112aaad