Automjetet autonome, plotësoni sondazhin e FIA Region I

0
738

Projekti i BE-së për FIA Region I, “Drive2theFuture” po bën një studim të konsumatorëve për të zbuluar opinionet e tyre rreth pranimit të automjeteve autonome për mënyra të ndryshme transporti, për të kuptuar më mirë preferencat e përdoruesve për sa i përket udhëtimit të tyre.

Sondazhi është i strukturuar në katër ndarje kryesore që korrespondojnë me secilën fushë transporti (aviacion, detari, hekurudhë, rrugë) dhe çdo seksion përfshin një përshkrim të thjeshtë se çfarë nënkupton automatizimi për secilën prej tyre, me shembuj të thjeshtë ilustrues dhe pyetje me zgjedhje të shumëfishtë.

Anketimi është i disponueshëm në shumë gjuhë dhe zgjat afërsisht 10 deri 15 minuta për ta plotësuar dhe është i hapur deri më 24 Shkurt 2020.

Auto Club Albania që është pjesë e FIA Region I ju vë në dispozicion këtë sondazh që mund ta potësoni në linkun më poshtë:

http://www.drive2thefuture.eu/dissemination/presentations-publications-and-papers/

“Drive2TheFuture” synon të përgatisë drejtuesit e automjeteve, udhëtarët dhe operatorët e automjeteve për të përdorur mënyra të ndërlidhura, bashkëpunuese dhe të automatizuara (CCAD) duke e paraqitur këtë industri me dëshira dhe nevoja të përdoruesve të CCAD. Qëllimi i projektit është të kuptojë më mirë, të avancojë në përshtatjet e duhura të rregullave, dhe të lehtësojë prezantimin e qëndrueshëm të automatizimit në transport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here