Auto Club Albania organizon Karting Slalom Cup 2021, dy fitues përfaqësojnë Shqipërinë në FIA Motorsport Games

0
1218

Shqipëria rikthehet në FIA Motorsport Games. Pas pjesëmarrjes historike për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar siç është FIA Motorsport Games në 2019-ën, flamuri kuqezi do të jetë sërish midis shumë flamujve nga e gjithë bota në eventin që do të zhvillohet më 29-31 Tetor 2021 në Marsejë, Francë.

Auto Club Albania është duke organizuar garat seleksionuese në mënyrë që të përzgjedhë pilotët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA). Synimi është që Shqipëria të përfaqësohet në disa disiplina.

Garat e radhës do të zhvillohen për disiplinën e Karting Slalom.

Kualifikueset do të zhvillohen më 19, 21 dhe 22 Korrik 2021 në orën 18:00-20:30 në pistën e ExpoCity pranë Citypark. Ndërsa, finalja do të zhvillohet më 23 Korrik 2021 në po të njëjtin vend.

Në këtë kompeticion mund të marrin pjesë vetëm djem dhe vajza të moshës 14-15 vjeç (viti i lindjes 2006-2007). Fituesit e këtij kompeticioni, 1 djalë dhe 1 vajzë do të përfaqësojnë Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2021 që do të zhvillohet më 29-31 Tetor 2021 në Marsejë, Francë.

Po çfarë është Karting Slalom? Është një format konkursi që po rritet ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Piloti drejton një kart me shpejtësi të kontrolluar ndërmjet pengesave të ndryshme të krijuara me stafeta. Kjo disiplinë është e hapur për të gjithë djemtë dhe vajzat e reja mes 14 dhe 15 vjeç, ndërsa fituesit e “ACA Karting Slalom 2021”, do të marrin pjesë në “FIA Motorsport Games”.

Më poshtë linku i regjistrimit:

https://aca.al/aca-karting-slalom-cup-2021/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here