Auto Club Albania, letër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për fushatën “This is My Street”

0
689

A e dini se në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç? Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Dhe në përgjigje të këtij fakti, “This is My Street” është një fushatë që synon të sensibilizojë qytetarët dhe kryesisht të rinjtë që të kërkojnë një botë më të sigurt dhe më të pastër. Auto Club Albania iu bashkua fushatës globale “This is My Street” duke sensibilizuar qindra të rinj për të kërkuar rrugë më të sigurta dhe të pastra në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj fushate, ACA i ka dërguar letër edhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj.Belinda Balluku për t’ju bashkuar fushatës “This is My Street”.

Klubi i Automobilit të Shqipërisë i ka shprehur falënderime Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbështetjen e projekteve dhe nismave që lidhen me sigurinë rrugore.

Bashkohuni edhe ju në fushatën globale duke u regjistruar në linkun më poshtë:

www.mystreet.org

Më poshtë letra drejtuar Znj.Belinda Balluku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here