Asistenca rrugore e Auto Club Albania gjen pasqyrim në revistën ndërkombëtare

0
723

Asistenca rrugore që ofron Automobile Club Albania dhe bashkëpunëtorët e saj në Shqipëri bën jehonë duke u pasqyruar në revista ndërkombëtare. Klubi i Automobilit të Shqipërisë i krijuar në Mars 2007 dhe anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ofron prej 13 vitesh asistencë rrugore për anëtarët e tij dhe anëtarët e klubeve të tjera ndërkombëtare që kanë nevojë për ndihmë në vendin tonë.

Rasti konkret ka të bëjë me shërbimin e ofruar të asistencës rrugore nga bashkëpunëtori i Auto Club Albania për zonën e Shkodrës, Lazër Gjekaj. Së fundmi, ky ka ndihmuar një anëtar të Klubit Finlandez të Motoçikletave që kishte nevojë për asistencë rrugore gjatë turit të tij turistik nëpër Shqipëri.

Bashkëpunëtori i Auto Club Albania i ka ofruar motoçiklistit finlandez një shërbim perfekt. Dhe anëtari i klubit skandinav ka mbetur shumë i kënaqur nga asistenca e ofruar dhe kur është kthyer në Finlandë, e ka treguar historinë e tij për revistën “Moottori Turisti” që është organ i Klubit Finlandez të Motoçikletave. Turisti finlandez i ka dërguar më pas një kopje të revistës bashkëpunëtorit tonë Lazër Gjekaj si edhe një letër falënderimi për shërbimin e ofruar të asistencës rrugore. Ndihma nëpërmjet asistencës rrugore për një turist në një vend të huaj është një çlirim psikologjik.

Për të shijuar të qetë pushimet verore, anëtarësohuni në Auto Club Albania ku keni mundësinë e zgjedhjes ndërmjet tre kartave, “ACA Start”, “ACA Plus” dhe “ACA Gold”. Me anëtarësimin në ACA, jo vetëm që mund të udhëtoni të qetë gjatë pushimeve verore, por edhe për periudhën gjatë të gjithë vitit.

Për më shumë informacion klikoni në faqen tonë www.aca.al. Gjithashtu, mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit, info@aca.al apo në faqet tona në Facebook, Instagram, Twitter dhe Linkedin.

Më poshtë gjeni foto të shkrimit të publikuar nga revista finlandeze për rastin në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here