Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FIA-s/ Prezantohet modeli i ri i Cross Car

0
342

Për katër ditë me radhë (6-9 Dhjetor) është duke u zhvilluar në Bolonja të Italisë, Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FIA-s ku marin pjesë edhe delegatë nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë.

Projekti Cross Car të Përvallueshme i krijuar për të udhëhequr misionin e FIA-s për të dyfishuar pjesëmarrjen në motorsport në mbarë botën u zbulua në Bolonja gjatë pjesës së Forumit ASN. Ky projekt do të kryhet nga një entitet i pavarur, i sapokrijuar, i quajtur Kompania Globale e Zhvillimit të Motorsportit (GMDC). Qëllimi i këtij subjekti është të ofrojë shërbime për Autoritetet Sportive Kombëtare (ASN-të) dhe t’u mundësojë atyre të zhvillojnë aktivitete dhe disiplina të motorsportit në kuadër të projekteve specifike.

Automjeti i ri i modelit Cross Car synon të ulë ndjeshëm kostot duke ofruar një grup të plotë vizatimesh teknike të standardizuara për përdorim nga ASN-të për të ndërtuar makina me kosto të ulët dhe të lehta për tu mirëmbajtur për gara të nivelit fillestar. Aftësia për të ndërtuar makina në tregjet lokale do të zhdukë koston e tepërt të importimit të makinave nga jashtë.

Duke lançuar entitetin e ri GMDC dhe projektin e ri në Forumin e ASN-ve, Zv/Presidenti i FIA-s për Sportin, Robert Reid tha: “Për të arritur qëllimin e dyfishimit të pjesëmarrjes në mototrsport, ekziston një nevojë e qartë për fokusimin në zgjidhjet e përballueshme dhe të arritshme të motorsportit dhe projekti Cross Car të Përballueshme i drejtuar nga Kompania Globale e Zhvillimit të Motorsportit (GMDC) është i duhuri”.

E lançuar për herë të parë në 2018, kategoria Cross Car aktualisht përmban kategoritë e të rriturve dhe të rinjve që tani do të formojnë dy nivelet e para të një piramide të re të konkurrencës brenda disiplinës. Projekti Cross Car të Përballueshme krijon dy klasa të reja. Në nivelin 1, niveli i hyrjes për pilotët e rinj, projekti ka një çmim të synuar prej vetëm 5,000 dollarë për makinat 12 kuaj fuqi që synojnë moshat 6-11 vjeç. Në nivelin e dytë të ndërmjetëm, i cili synon nxitjen dhe garat fillestare, fuqia rritet në 40 kuaj fuqi me koston e parashikuar në 10,000 dollarë. Së fundi, në nivelet ekzistuese Junior dhe Senior, ku fuqia rritet respektivisht në 75 dhe 130 kuaj fuqi, kostoja e përafërt është midis 20-27,000 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here