Alfa Romeo dhe Lancia, dizenjoni modelet e së ardhmes duke marrë pjesë në konkursin e revistës italiane “Quattroruote”

0
654

A vizatoni makina sa herë keni një laps apo stilolaps në dorë? A e bëni këtë në fletë të vogla letre, peceta, dërrasa të zeza, madje edhe rërë në plazh apo dëborë në male ..? Epo, atëherë ju jeni pjesëmarrësit idealë të konkursit të ri që hap revista e italiane “Quattroruote” për t’iu bashkuar sezonit të ri të hapur nga Stellantis në industrinë italiane të makinave. Disa javë pas lindjes së Stellantis, korporata e re që rezulton nga bashkimi i PSA dhe Fiat Chrysler Automobiles, Quattroruote nis një konkurs kushtuar entuziastëve dhe profesionistëve të dizajnit të makinave. Sfida konsiston në zbulimin e modeleve të ardhshme të markave premium italiane Alfa Romeo dhe Lancia.

Pjesëmarrësit në konkurs mund të dërgojnë modelet e tyre deri më 24 Shkurt 2021 në pjesën e dedikuar në faqen e internetit të Quattroruote. Nuk ka asnjë kufizim për sa i përket kategorisë ose teknikës (mund të jetë një skicë dore ose një dizajn i bërë nga kompjuteri). Rekomandimi i vetëm është të jetë në përputhje me historinë dhe “gjuhën” e dy markave.

Të gjitha projektet do të publikohen në faqen e internetit të revistës Quattroruote dhe do t’iu bëhet një vlerësim i dyfishtë nga lexuesit dhe një juri teknike, me gazetarë të revistës prestigjoze Quattroruote dhe dizajnues me famë botërore si Fabrizio Giugiaro dhe Mike Robinson.

Projektet fituese do të shpallen në fund të Marsit dhe do të publikohen në numrin e muajit Prill të revistës Quattroruote.

Për më shumë informacion si edhe për mënyrën se si të merrni pjesë në konkurs, klikoni në linkun më poshtë:

https://www.quattroruote.it/news/eventi/2021/02/08/q_contest_alfa_romeo_o_lancia_disegna_quella_di_domani.html

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here