ACM (Auto Club Moldavia) prezantoi platformën online, projekt i “Kind Child Restraint” – Sedilja e fëmijëve (CRS)

0
980

Klubi i Automobilit të Moldavisë (ACM) sapo prezantoi këtë platformë online në Moldavi.

Më 17-18 Maj 2018, ACM mirëpriti klubet anëtare të FIA – BKA (Bjellorusi), LAMB (Letoni), LAS (Lituani) dhe ACR (Rumani) për prezantimin e këtij projekti. Trajneri Daniell Ballmann i klubit zviceran (TCS – Touring Club Switzerland), trajnoi në një seancë të veçantë mbi përdorimin korrekt të sediljes për fëmijë. Në këtë trajnim ishte e ftuar Znj. Juliette Lunel e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit – FIA. Menaxherët e projektit nga ACM dhe BKA, Tatiana Mihailova dhe Irina Potyakina mbajtën një diskutim mbi ecurinë dhe mënyrat e funksionimit të platformave baby4baby.org dhe dobroekreslo.by. Klube të tjera pjesëmarrëse u bënë pjesë e këtij diskutimi duke ndarë eksperienca, projekte dhe njohuri mbi përdorimin e sediljes për fëmijë (CRS) nga vendet e tyre.

Më 18 Maj u bë prezantimi zyrtar i platformës online, duke përfshire Shefin Kombëtar të Inspektoriatit të Patrullimit (National Patrolling Inspectorate Chief – NIPC) Livii Bazuic, prindër, grupe vendase të interesit si Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Autoblog.md dhe portale të tjera me natyrë familjare si mama.md dhe suntparinte.md. Mediat lokale u përfshinë në masë të gjerë. Daniel Ballman bëri prezantimin dhe një demonstrim tepër të rëndësishëm mbi vendosjen e sediljes për fëmijë brenda një automjeti, kategori të ndryshme të sediljeve për fëmijë etj.
Virginia Mandalac dhe Tatiana Mihailova të ACM, prezantuan projektin “Kind Child Restraint” dhe qëllimet e tij. Gjithashtu u realizua prezantimi i platformës së parë të kësaj natyre www.baby4baby.org nëpërmjet një video prezantimi https://youtu.be/1UVqlËIEDD8.

Ky projekt u koordinua dhe mbështetet nga Krye-parlamentari Andrian Candu – Ambasadori i Sigurisë Rrugore në Moldavi – i cili dhuroi një sedilje për fëmijë për familjet në nevojë. Z.Candu realizoi një video-mesazh për familjen e cila do të marre sediljen për fëmijë nëpërmjet ACM – https://youtu.be/iXYLiovZwVU. Gjithashtu, 2 familje te tjera morën pjesë në prezantimin e projektit që prej ditës së parë.
Familjes Ivanov, me 5 fëmijë (“Universul” Lyceum) ju dhurua sedilja e fëmijëve nga Z.Candu. Ndërsa, familja Fonariuc me 7 fëmijë, (“Kiril dhe Metodiu” Lyceum) mori një sedilje për fëmijë dhuratë nga ACM. Prindërit ishin shumë të kënaqur dhe mirënjohës për dhuratat që morën, dukë i konsideruar projektet e kësaj natyre si mbështetje shumë të madhe për të gjithë prindërit në botë.
Një lloj tjetër sediljeje u dhurua nga Eugeniu Cojocaru, partner i ACM nga teatri “Oratorul”, I cili njëkohësisht është babai i 2 vajzave të cilat nuk kanë më nevojë për sediljen e fëmijëve.

ACM shpreson për një përfshirje sa më aktive të gjithë komunitetit dhe familjeve të interesuara, për të dhuruar sa më shumë sedilje për fëmijë për prindërit që kanë situata më të vështira financiare dhe mund të kenë më shumë probleme se të tjerët për të përballuar blerjen e një sediljeje të re për fëmijë.
Projekti “Kind child restraint” – 2018, është i fokusuar mbi krijimin e një platforme dhurimi për shkëmbimin e sediljeve të reja ose të përdorura për fëmijë. Qëllimi thelbësor i këtij projekti është të ndihmojë familje me të ardhura më të ulëta për pajisjen me një sedilje për fëmijë – për secilin nga fëmijët. Ky projekt është realizuar nga klubet e FIA ne bashkëpunim me ACM & BKA – mbi sigurinë e fëmijëve dhe zhvillimin e platformave të ngjashme në të dyja shtetet, Moldavi dhe Bjellorusi. Ky projekt, është praktikisht përzgjatimi i “Be 5 star parent in the car” – Ji një prind me 5 yje në makinë, implementuar nga BKA në Bjellorusi dhe “Keep your kids safe in cars” – Mbaji fëmijët e sigurt në makinë, nga ACM në Moldavi në vitin 2017.

Ky projekt financohet nga FIA dhe FIA Foundation, brenda Programit të FIA-s për Sigurinë Rrugore (FIA Road Safety Programme) dhe Aksionit të FIA për sigurinë rrugore (FIA Action for road safety), me mbështetjen e parlamentit të Moldavisë, EASST, National Patrolling Inspectorate, Mama.md, Suntparinte.md, Teatri “Oratorul”, Ministria e Arsimit, Autoblog.md dhe Anëtarët e Këshillit Kombëtar për Sigurinë Rrugore (Members of the National Road Safety Council – FIA).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here