ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

0
588

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të zhvillohet për tre ditë me radhë në “Tirana Fan Zone” në Sheshin Skënderbej.

Kualifikueset do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 Korrik 2021 në orën 19:30-00:00. Ndërsa, finalja do të zhvillohet në datën 11 Korrik duke nisur nga ora 17:30 në “Tirana Fan Zone” në Sheshin Skënderbej.

Fituesi i këtij eventi do të përfaqësojë Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2021 që do të zhvillohet në Marsejë në Francë më 29-31 Tetor 2021. Në këtë event mund të marrin pjesë të gjithë ata persona që janë mbi 16 vjeç.

Më poshtë gjeni Rregulloren Sportive të “Digital Motorsport Cup 2021”

Rregullore sportive

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here